Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka reaguar në ‘X’ pas vizitës në Tiranë, duke thënë se SHBA mbështet Shqipërinë në procesin e anëtarësimit në BE.
Blinken shkruan gjithashtu se Shqipëria ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me kryeministrin Edi Rama diskutova bashkëpunimin tonë për të avancuar stabilitetin rajonal, mbrojtjen kibernetike dhe reformën gjyqësore”, shkruan Blinken./m.j











