• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Blinken: Një autokolonë diplomatike amerikane është sulmuar në Sudan

by A R
18/04/2023 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një autokolonë diplomatike e Shteteve të Bashkuara është sulmuar me armë zjarri të hënën, por askush nuk është lënduar, tha sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Ky veprim është i pamatur, i papërgjegjshëm dhe sigurisht i pasigurt”, tha ai për gazetarët në Japoni pas takimit të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7).

Sudani prej disa ditësh po përballet me luftime të ashpra midis forcave rivale.

Më herët u raportua se ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan, Aidan O’Hara, është sulmuar në shtëpinë e tij në kryeqytetin Hartum.

Afër 185 persona janë vrarë dhe mbi 1.800 të tjerë janë plagosur gjatë tre ditësh luftime në Sudan, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Qyteti Hartum është përballur me sulme ajrore dhe luftime të ashpra.

Si ushtria, ashtu edhe grupi paramilitar i quajtur Forcat e Mbështetjes së Shpejtë, kanë pretenduar se kanë kontrollin e vendeve kyçe në Hartum, ku qytetarët janë strehuar pas shpërthimeve.

Ambasadori O’Hara nuk është plagosur rëndë, ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Irlandës, Michael Martin. Ai e ka përshkruar sulmin si “shkelje të rëndë të obligimeve për të mbrojtur diplomatët.

Kryediplomati irlandez ka thënë se ambasadori është një “diplomat i shquar irlandez dhe evropian që shërben për BE-në në rrethanat më të vështira”.

Ndërkaq, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, John Kirby, ka deklaruar se aktualisht nuk ka plane për të evakuuar personelin amerikan nga Sudani, pavarësisht shqetësimeve të sigurisë dhe mbylljes së aeroportit në Hartum. Por, ai u ka bërë thirrje të gjithë amerikanëve që ta trajtojnë situatën “me seriozitetin më të madh”.

Konflikti ka detyruar shumë civilë që të strehohen në shtëpitë e tyre, pas frikës se konflikti i zgjatur mund ta çojë shtetin në krizë më të thellë.

Përveç luftimeve në aeroportin kryesor të Hartumit, edhe spitalet janë bombarduar. Po ashtu, ushtria raportohet se ka sulmuar disa baza të Forcave të Mbështetjes së Shpejtë.

Luftimet po zhvillohen midis njësive të ushtrisë, që janë besnike ndaj liderit de facto, Gjeneralit Andel Fattah al-Burhan, dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë, grupit famëkeq paramilitar që udhëhiqet nga zëvendëslideri i Sundanit, Mohamed Hamdan Dagalo, që njihet edhe si Hemedti.

Hemedti deklaroi më 17 prill se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyrë dhe e cilësoi Burhanin si “islamik radikal që po bombardon civilët nga ajri”. Burhan ka deklaruar se është i gatshëm të negociojë.

Të dyja palët kanë respektuar një armëpushim të shkurtër të dielën, që ka lejuar të plagosurit të evakuohen.

/a.r

Next Post
Shkoi në adresën e gabuar, i moshuari vret 20-vjeçaren

Shkoi në adresën e gabuar, i moshuari vret 20-vjeçaren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

Lufta në Lindjen e Mesme shtrenjton naftën në Shqipëri! Në Elbasan shkon deri 195 lekë/litër, rritet çmimi edhe në Tiranë

March 7, 2026
Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

Shqipëria në panairin e turizmit, ministri Gonxhja në Berlin: Ka më shumë interes nga vizitorët e huaj

March 7, 2026
“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

“S’jemi pre e lehtë! Vendi ynë ka lëkurë të trashë e mish të hidhur”, paralajmërimi i Presidentit të Emirateve për Iranin

March 7, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Ndal abuzimit me naftën!

March 7, 2026
47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

47-vjeçarja shqiptare në Itali humb jetën pas diagnozës së gabuar, familja dëmshpërblehet me 300 mijë euro

March 7, 2026
Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

Raporti në gjimnaze, nga 8 deri në 14 nxënës për mësues/ Ku janë klasat më të mbushura në Shqipëri?

March 7, 2026
“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

“30 vjeç dhe e virgjër”, këngëtarja e famshme shqiptare ndez debatin në rrjet teksa ndan videon e ditëlindjes

March 7, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In