• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Blinken kërkon tërheqjen e trupave ruse/ Zbardhet telefonata e shefit të diplomacisë amerikane me homologun Lavrov

by Java News
02/02/2022 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës po intensifikohen. Përmes një telefonate ministri i Jashtëm i SHBA dhe homologu i tij rus sërish u përpoqën të gjejnë mënyrat për zbutjen e tensioneve.

Gjatë një bisede telefonike ministri Jashtëm i SHBA-së, Antony Blinken insistoi për një “ulje të menjëhershme të tensionit nga pala ruse dhe tërheqjen e ushtarëve dhe armatimeve nga kufiri me Ukrainën”. Këtë e vuri në dukje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Ned Price në Uashington. Një ndërhyrje ruse në vendin fqinj do të “kishte pasoja të menjëhershme dhe serioze”, paralajmëroi Blinken, sipas këtyre të dhënave. Në këtë krizë “Rusia duhet të vazhdojë të ndjekë rrugën diplomatike”.

Telefonata e Blinken-Lavrov:Tërhiqni trupat nga Ukraina, ndërhyrja do të ketë pasoja

Blinken theksoi sërish në bisedën telefonike me homologun rus Sergej Lavrov mbështetjen e SHBA-së “për sovranitetin dhe integritetin territorial” të Ukrainës si dhe të drejtën që ka secili vend për të vendosur vet mbi “politikën e jashtme dhe aleancat”. Kjo e fundit i referohet ambicieve të ukrainës për anëtarësim në NATO, gjë që Rusia e refuzon kategorikisht. Blinken theksoi njëkohësisht gatishmërinë e qeverisë së SHBA-së për konsultime të mëtejshme me Rusinë lidhur me temat e sigurisë.

Lavrov i referohet parimit të OSBE-së

Në të kundërt Lavrov tha, se vendi i tij insiston që të bisedohet për çështjet e sigurisë në Europë. Perëndimi nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të interesave ruse. Shtetet e OSBE-së kanë pranuar si të detyrueshëm parimin “e sigurisë së pandashme”, theksoi ai. “Kësaj i përmbahet Rusia.” Janë të nevojshme bisedimet lidhur me atë, se “përse Perëndimi nuk do t’i përmbushë detyrimet e veta”.

SHBA dhe NATO javën e kaluar iu përgjigjën me shkrim kërkesave ruse për “garanci për sigurinë”. Ata e hodhën poshtë një deklaratë të kërkuar nga presidenti rus Vladimir Putin që NATO të heqë dorë nga zgjerimi i mëtejshëm në Lindje si dhe të tërheqë armët e SHBA-së nga vendet e ish-sferës sovjetike Uashingtoni dhe NATO. Por Blinken theksoi, se SHBA i ka treguar palës ruse një “shteg serioz diplomatik” për t’i dhënë fund krizës.

Sipas të dhënave të përfaqësuesve të qeverisë së SHBA-së, Rusia ndërkohë po vazhdon lëvizjet masive të trupave në kufirin me Ukrainën dhe po planifikon gjithashtu përforcimin e trupave të veta në Bjellorusi në afërsi me kufirin ukrainas. Kremlini i përgënjeshtron planet për sulm sa i përket Ukrainës, por njëkohësisht parashtron se ndihet i kërcënuar prej NATO-s.

Blinken und Lawrow, Ukraine Gespräche in Genf
Nga takimi Blinken Lavrov në Gjenevë më 21 janar

Pakt trilateral sigurie

Ndërkohë Britania e Madhe, Polonia dhe Ukraina, sipas të dhënave të qeverisë në Kiev, po përgatisin një pakt trilateral sigurie. Këtë e vuri në dukje kryeministri i Ukrainës Denys Schmygal gjatë një vizite të homologut të tij polak Mateusz Moraviecki në Kiev. Polonia dhe Britania e Madhe i kanë ofruar Ukrainës furnizime me armë e municione, që vendi të mund të mbrohet më mirë në rast të një sulmi rus. Kryeministri polak deklaroi në Kiev, Polonia do të furnizojë në Ukrainë armë e municione, ndër të tjera edhe dhjetra mijëra granata, municion artilerie, sisteme të mbrojtjes nga ajri dhe dronë zbulimi.

Ukraina do të zmadhojë ushtrinë

Presidenti ukrainas Volodymyr Selenskyj në kulmin e tensioneve me Rusinë do të ristrukturojë ushtrinë dhe ta bëjë profesionin e ushtarakut më tërheqës. Një dekret përkatës ai e nënshkroi në Kiev. Konkretisht Selenskyj do që deri në vitin 2025 ta rrisë numrin e forcave të armatosura me rreth 100.000 trupa shtesë. Aktualisht trupat janë rreth 265 000. Po ashtu gradualisht do të rriten pagat në ushtri.

Intensifikohen përpjekjet diplomatike

Në kuadër të ofensivës diplomatike kryeministri i Italisë Mario Draghi bisedoi me presidentin rus Putin. Sipas të dhënave italaine, të dyja palët kanë theksuar, se është e domosdoshme të krijohet një klimë e besimit reciprok. Gjatë bisedës telefonike me Putinin, Draghi theksoi, se është e nevojshme të ulen tensionet. Në rast të kundërt mund të ketë pasoja serioze. Edhe qeveria gjermane i ka bërë thirrje Rusisë të ndërmarrë hapa për zbutjen e situatës.

Putin kritikon Perëndimin

Kreu i Kremlinit kritikon Perëndimin, se po i injoron interesat ruse të sigurisë. Putin pas takimit në Moskë me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, nënvizoi, se Perëndimi nuk i kushton vëmendje parimit “të sigurisë së pandashme” në Europë. Putin ritheksoi, se një vend nuk mund të realizojë interesat e veta të sigurisë në kurriz të një vendi tjetër. Ai kritikoi gjithashtu, faktin që NATO e ka refuzuar kërkesën e Rusisë për të ndalur zgjerimin e saj në Lindje. /DW

Next Post
Dje i kërkoi dorëheqjen në 2018 i thuri elozhe dhe e propozoi për kryetare të KLSH/ Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën

Dje i kërkoi dorëheqjen në 2018 i thuri elozhe dhe e propozoi për kryetare të KLSH/ Dy qëndrimet e Metës për Vitore Tushën

Comments 1

  1. Igor says:
    4 years ago

    Rusija nuk e ka grumbulluar ushtrine per te sulmuar Ukrainen por per ta mbrojtur Krimean nga Ukraina qe punon ne fshehtesi me perendimin qe ta ktheje Krimean ne Ukraine gje qe nuk dote ndodhe kure ose dote digjet Rusija edhe Evropa,

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In