“E ardhmja e Ukrainës varet nga ukrainasit”, kështu është shprehur sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.
Gjithashtu ai është shprehur se është në dorën e tyre dhe vendimet që do të merren nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike për të përcaktuar të ardhmen e tyre, duke shtuar se SHBA do të mbështesë me vendosmëri të drejtën e tyre.
“Është në dorën e tyre dhe nga vendimet që do të merren nga qeveria e zgjedhur në mënyrë demokratike. Ne do t’i mbështesim ata. Putini po përpiqet t’u heqë atyre të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e tyre të ardhmen e tyre, ne e mbështesim me vendosmëri këtë të drejtë”, ka thënë Blinken.
/a.r