• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blindoi” mandatin pas deklaratës së Metës se nuk shkon kundër vullnetit të qytetarëve, Tedi Blushi: Beteja jonë opozitare do vijojë

by S T
19/05/2025 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë pasi kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi nga qelia për rezultatet e dobëta në zgjedhjet e 11 majit dhe mossigurimin dot të mandatit të tij nga lista e hapur e Tiranës, duke qetësuar edhe kandidatët e listës së sigurt Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho që nuk do i detyronte të dorëhiqeshin që ai të bëhej deputet, Sekretari i përgjithshëm ka dalë sot në një konferencë për mediat.

Blushi akuzoi për masakër zgjedhore në të gjithë vendin, duke njoftuar një analizë të thellë zgjedhore brenda partisë me transparencë dhe jashtë saj, deri në faktimin e vjedhjes së votave.

Ai falenderoi edhe 8 mijë votuesit e kryetarit Meta. Ky i fundit ndodhet i arrestuar dhe paraburgosur me urdhër të SPAK dhe masë të GJKKO-së prej 21 tetorit 2024, me tre akuza.

Deklarata e Tedi Blushit:

“Në emër të Partisë së Lirisë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë mbi 8 mijë qytetarë të ndershëm dhe patriotë, të cilët votuan më 11 Maj për Ilir Metaj, duke i qëndruar besnikë vlerave të lirisë dhe demokracisë, si dhe duke injoruar me guxim e kurajë të lartë partriotike gjithfarë presionesh të Narkoshtetit.

Për Partinë e Lirisë, ata nuk janë thjesht votues, por heronj, simbole të lirisë dhe karakterit të pathyer, që nuk e shitën dinjitetin e tyre por luftuan me mish dhe me shpirt përballë një makinerie kriminale shtetërore, që shkatërroi standardet zgjedhore, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Një falënderim të veçantë për të gjithë anëtarët, simpatizantët dhe të gjithë strukturat e PL që u angazhuan në këtë proces zgjedhor, në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët punuan me përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme në çdo njësi dhe qendër votimi, duke i garantuar se puna, përkushtimi, sakrificat dhe kontributet e tyre të paharrueshme do të jenë përherë të vlerësuara, veçanërisht si kontribute për demokracinë, për shtetin dhe për vendin.

Një falenderim të veçantë për të gjithë komisionerët, numëruesit dhe vëzhguesit e Partise se Lirise, të cilët po vazhdojnë me këmbëngulje dhe përgjegjësi të lartë të numërojnë dhe të mbrojnë çdo votë deri në votën e fundit.

Ne do të bëjmë një analizë të thelluar dhe transparente për çdo njësi dhe çdo qendër votimi, jo vetëm për të faktuar masakrën zgjedhore që ka ndodhur, por edhe rolin dhe misionin e gjithsecilit.

Beteja opozitare e Partisë së Lirisë do të vazhdojë me vendosmëri kundër kësaj keqqeverisje, që e ka renditur sot Shqipërinë vendin më të korruptuar dhe më të varfër në Europë.

Kauzat madhore, për të cilat Ilir Metaj ka luftuar dhe do të luftojë gjithmonë, do të mbrohen me zë të fortë, si kurrë më parë, nga Partia e Lirisë dhe përfaqësuesit e saj në Parlament, Këshillat Bashkiakë dhe kudo.

Ilir Metën dhe Partinë e Lirisë nuk i ndalë dot askush në misionin e tyre patriotik për mbrojtjen e interesit kombëtar, për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtë, në mbrojtje të votës së lirë dhe të kauzave madhore për të cilat ne kemi luftuar dhe do të luftojmë gjithmonë, pavarësisht sakrificave që do të kërkohen”.

Next Post
“BE është lokomotiva”, eksperti i integrimit: Samiti në Tiranë, një ushtrim tjetër për Shqipërinë

"BE është lokomotiva", eksperti i integrimit: Samiti në Tiranë, një ushtrim tjetër për Shqipërinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll kundër luftës në Iran: Kjo katastrofë s’mund të përdoret për të fshehur dështimet!

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

March 4, 2026
Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

Raporti ndërkombëtar: Deri në 227 milionë fëmijë mund të jenë obezë në vitin 2040

March 4, 2026
Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

Lufta Izrael–Iran “tremb” shqiptarët, ngrijnë rezervimet për pushime

March 4, 2026
“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

“Zaptoi foltoren e Parlamentit”, PS kërkon përjashtimin me 20 ditë të Agron Shehajt

March 4, 2026
Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

Plagosen dy policët e “Shqiponjave”, ranë nga lartësia gjatë aksionit për kapjen e një personi

March 4, 2026
“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

“S’ka prova se Irani po ndërton armë bërthamore”, kreu i Agjencisë së Energjisë Atomike: Rrezatimi në vendet fqinje…

March 4, 2026
Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

Arsenale të teknologjisë së lartë, por personel i patrajnuar, pikat e dobëta të sheikëve

March 4, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

March 4, 2026
Gjysma e qytetit të Gjirokastrës mbetet pa energji, kabina elektrike në fshat u përfshi nga flakët

VIDEO / Gjirokastra çel sezonin turistik, Rama: Ndikim pozitiv në zinxhirin e ekonomisë lokale

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In