Policia e Elbasanit dhe Renea kanë ngritur postoblloqe në rrethrotullim e Brandasheshit, dyshohet se ky kontroll po bëhet në lidhje me vrasjen e Bujar Çelës.
Ekzekutimi mafioz ka ndodhur rreth orës 05:45 të mëngjesit ditën e sotme, atëherë kur Çela konsumonte çdo mëngjes kafenë, për shkak se punonte taksist ku priste udhëtarë që vinin me autobusë nga Greqia. Makina e tij tip “Benz” me targa AA 020 UZ, që e përdorte si taksi ishte parkuar në hyrje të lokalit në Bradashesh, ku Çela po konsumonte kafenë. Pronari i hotelit ku u ekzekutua Çela tha se kishte dëgjuar zhurmë, e ndërsa e cilësoi atë si një njeri shumë të mirë, aspak problematik.
/e.rr











