Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryedemokratit Lulzim Basha, teksa ky i fundit ka deklaruar më parë se nuk do ta lejojë Metën ta përdorë PD si mburojë. Meta tha se ai nuk ka nevojë për mburojë, teksa drejtoi gishtin nga Basha se ishte ai që vendosi blinde në selinë e PD.
“Ata me maska unë i kam çuar atje, blindat unë i kam vendosur? Unë dal çdo ditë para qytetarëve e shqiptarë dhe skam nevojë për mburojë. Kush fshihet, kush vendos blinda, kush provokon presidentin e për llogari të kujt e bën, ju e dini shumë mirë. Presidenti tha nuk digjen mandatet ata e bënë kur Presidenti ishte jashtë. I tash hyni në zgjedhjet vendore, nuk u futën, ja ku janë tani”, tha Meta.
g.kosovari