Falë një fitoreje 3 me 0 ndaj Armenisë, ‘Shqiponja me dy krena’ është kualifikuar direkt për në Francë. Për herë të parë Shqipëria shkon në një raund final. Por zvicerianët kanë idenë e tyre. Një gazetë thotë se janë ata që e bënë Shqipërinë dhe kanë “pak të drejtë”.
Për Shqipërinë luajtën shtatë lojtarë, që janë rritur në Zvicër: Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Naser Aliji (Bazeli), Burim Kukeli, Berat Xhimshiti (FC Cyrih) dhe Amir Abrashi tek SC Frajburg. Ndërkohë Armando Sadiku i Cyrihut hyri në lojë si zëvendësim. Ndërkohë Arlind Ajeti dhe Ermir Lenjani ishin dy ‘zviceranë; të tjerë në stolin e rezervave. Gashi, Xhimshiti dhe Sadiku shkëlqyen si golashënues, duke e dërguar të gjithë Shqipërinë në eufori.