• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Blici rrugor”/ Detajet e operacionit me 1200 policë për të vendosur 1495 gjoba për shoferët (FOTO)

by Java News
13/12/2016 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka zhvilluar mesditën e sotme operacionin e koduar “Blici rrugor”, të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.

Ky operacion nisi në ora 12:00 dhe zgjati deri në orën 13:30 minuta, ku të përfshirë ishin policia e Qarkullimit Rrugor e mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.

Aksioni kishte si synim goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mos vendosjen e rripit të sigurimit.

Pas operacionit, policia ka bërë me dije edhe masat administrative që janë marrë ndaj drejtuesve të mjeteve.

Në total në të gjithë vendin janë vendosen 1495 masa administrative:

Nga këto 950 për mos vendosje te rripit te sigurimit, si dhe për shkelje të tjera u vendosen 545 masa administrative.

Operacioni i zhvilluar kishte për qellim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.

Policia Rrugore bën me dije se edhe në ditët në vijim do të vijojë me intensitet punën për ndëshkimin e çdo shkelje të kodit rrugor, duke u fokusuar me shumë në drejtim  të ndëshkimit të drejtueseve të automjeteve që përdorin  pije alkoolike, që përdorin celularin dhe nuk respektojnë normën e vendosjes së mjeteve të fiksimit .

Në këtë operacion blic u angazhuan  rreth 1200 punonjës policie në total.

U ngritën dhe funksionuan 280 pika kontrolli ne gjithë vendin.

Konkretisht:

QARKU TIRANË:

350 punonjës policie në 45 pika kontrolli në Tiranë, Kamëz dhe Vorë

QARKU DURRËS:

120 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Durrës, Shijak dhe Krujë

QARKU LEZHË:

100 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Lezhë, Rrëshen, Laç, Shëngjin dhe Milot

QARKU  SHKODËR:

80 punonjës policie në 30 pika kontrolli në Shkodër, Malësi të Madhe, Pukë, Koplik dhe Vaun e Dejës

QARKU KUKËS:

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Kukës, Tropojë dhe Has

QARKU DIBËR:

50 punonjës policie në 15 pika kontrolli në Peshkopi, Burrel dhe Bulqizë

QARKU ELBASAN:

80 punonjës policie në 25 pika kontrolli në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Belsh, Peqin, Librazhd dhe Prrenjas

QARKU KORÇË:

80 punonjës policie në 20 pika kontrolli në Korçë, Pogradec, Maliq, Bilisht, Ersekë dhe Leskovik

QARKU FIER:

80 punonjës policie në 22 pika kontrolli në Fier, Lushnjë dhe Ballsh

QARKU GJIROKASTËR:

60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj

QARKU BERAT:

60 punonjës policie në 14 pika kontrolli në Berat, Kuçovë

QARKU VLORË:

90 punonjës police në 18 pika kontrolli në Vlorë, Himarë, Delvinë dhe Sarandë./express/a.k

Next Post
BE shqyrton politikat e zgjerimit, Kosova sërish me kushte për liberalizimin

BE shqyrton politikat e zgjerimit, Kosova sërish me kushte për liberalizimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

Qumështi me baktere që sjell probleme serioze për foshnjat, në Shqipëri u shpërndanë 276 kuti

January 30, 2026
Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

Çfarë zbuluan dokumentet e reja të publikuara nga dosja Epstein

January 30, 2026
Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

Polonia akuzon shërbimet sekrete ruse për sulmet kibernetike ndaj infrastrukturës kritike

January 30, 2026
“Koalicion me Metën dhe të tjerët”, Berisha flet për aleancën parazgjedhore: Është radha jonë të…

A po e shantazhon Meta përsëri Berishën me videon e Shkëlzenit dhe çfarë fshihet pas nxitimit të çunit të Fahriut për t’a vizituar në qeli?

January 30, 2026
Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

Hapet hetim për të drejtat civile pas vrasjes së Alex Pretti-t nga agjentë federalë

January 30, 2026
Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

Piloti që shpëtoi 167 persona pas uljes emergjente përballet me padinë 1.3 milionë dollarë

January 30, 2026
Dorëheqjet në Bashki, reagon Tabaku: Rama po shkrin çdo pushtet në një dorë të vetme

“Jo molotovë”, Tabaku sulmon raportuesin e PE: Ne të Berishës jemi europianë, jo ti!

January 30, 2026
“Deklaratat e Ramës të jenë në gjatësi vale me…”, diplomati: BE e ka humur kredibilitetin me Ukrainën

Roland Bimo: Ka një dorë të jashtme që kurdis ngjarjet në Iran

January 30, 2026
Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

January 30, 2026
Osmani, e ashpër me Kurtin e Gërvallën: E prishën “dasmën” në prag të anëtarësimit në KiE

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In