Policia e Korçës, e mbështetur edhe nga Forcat Operacionale ka zhvilluar pak çaste më parë kontrolle “blic” në periferi të qytetit. Pjesë e kontrolleve të imtësishme janë bërë disa lavazhe, lokale dhe magazina në zonën e Fajancës.
Gjithashtu “BalkanWeb” ka mësuar se pjesë e kontrolleve ishin edhe individët që kanë qenë pranë këtyre objekteve.
Ende nuk ka detaje për këtë operacion, ndërsa vijon puna intensive e efektivëve të Policisë së qyteti juglindor.