• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blerjet në internet dhe dërgesat nga jashtë, ulet kufiri pa taksa

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka vendosur të ulë kufirin e përjashtimit nga taksat për blerjet në internet dhe dërgesat e mallrave nga jashtë. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot ndryshimet në Kodin Doganor, duke vendosur kufijtë e rinj të lejuar për blerje dhe dërgesa të pataksuar. Ata janë ndjeshëm më të ulët se më parë, duke e bërë më të vështirë blerjen në internet.

“Çdo dërgesë mallrash me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit”, thuhet në ndryshimet e Kodit. Mallra me vlerë të papërfillshme janë vlerësuar “mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro dhe dërgesat e mallrave nga një individ jashtë Republikës së Shqipërisë për një individ në Republikën e Shqipërisë, të një natyre rastësore, pa pagesë dhe që përmbajnë vetëm mallrat e destinuara për përdorim personal ose familjar prej marrësit, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 45 euro”.

Si u vendos kufiri në 2014-n

Më parë kufiri i pataksueshëm për blerjet në internet ishte rreth 150 euro. Me propozim të ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, Këshilli i Ministrave miratoi më 7 maj 2014, rritjen e kufirit të shpenzimeve për blerjet online, nga 10.000 lekë, në 20.000 lekë. Kjo do të thotë se për blerjet me vlerë deri në 20 000 lekë nuk do të aplikoheshin taksa, që janë taksa doganore (varion 2-15% sipas mallit) dhe TVSH 20%. “Ky lehtësim fiskal vjen pas trendit në rritje të blerjeve online dhe nevojës për rishikimin e kufirit vendosur më 1999-n, kur ky fenomen ishte gati i panjohur. Ky vendim i përjashtimit nga taksat për blerjet online deri në 20.000 lekë do t’i sjellë arkës së shtetit një efekt negativ prej afro 30 milionë lekë”, argumentoi atëherë Ministria e Financave.

ma.me

Next Post

Miting solidariteti në Preshevë për përkrahjen e Erdoganit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

Netanyahu i jep fund aludimeve për sulmin ndaj tij, kryeministri izraelit: Po vdes vetëm për kafe

March 15, 2026
Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

Princ Leka II martohet me Blerta Celibashin, detaje nga ceremonia private (FOTO)

March 15, 2026
Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade në Shqipëri, shkak emigracioni i të rinjve dhe kostot e jetesës

March 15, 2026
Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

Navigimi dhe kërkimi i vendeve/ Google Maps bëhet më inteligjent me funksionet e reja të IA Gemini

March 15, 2026
Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

Dita Botërore e Konsumatorit, ministri i Bujqësisë: Buxheti për sigurinë ushqimore rritet me 12.1%

March 15, 2026
Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

Kush është Marta Kos, zyrtarja evropiane që po akuzohet se ishte bashkëpunëtore e UDBA-së

March 15, 2026

A do ta bashkojë PS-në me PD-në drejtësia e re?

March 15, 2026
“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

“Na ka mundur 9 herë në dy javë”, kryeparlamentari iranian ironizon presidentin Trump: Sa qesharak!

March 15, 2026
Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

Sezoni veror 2026/ Ministri Gonxhja: Sot është afati i fundit për aplikimet e stacioneve të plazhit

March 15, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

Lufta në Lindjen e Mesme, Papa Leo bën hirrje për armëpushim: Le të rihapen shtigjet e dialogut!

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In