• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Blerja e banesave, nga 1 korriku bankat kufizojnë vlerën e kredive; sa do jetë kësti mujor dhe afati i shlyerjes

by S T
21/05/2025 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës së Shqipërisë, i cili kufizon kreditë që jepen nga bankat e nivelit të dytë për blerjen e banesave nga qytetarët.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare dhe në të përcaktohet se asnjë bankë nuk do të japë kredi për qytetarët që duan të blejnë shtëpinë e parë më shumë se 85% e vlerës së saj.

Ndërsa ata që kërkojnë kredi për të blerë një shtëpi të dytë vlera e kredisë që do mund të marrin kur është në monedhën lekë do të jetë 80% e vlerës së pronës.

Për huanë e marrë në lekë, kësti i kredisë nuk duhet të jetë më shumë se 40% e vlerës së të ardhurave që ka qytetari. Pra nëse të ardhurat mujore janë 100 mijë lekë në muaj, kësti nuk duhet të jetë më i lartë se 40 mijë lekë.

Ndërsa kur kredia kërkohet në valutë, për shtëpinë e parë vlera e huasë do të jetë deri në 75%, dhe ulet në 70% për pronën e dytë. Sa i takon këstit mujor ai duhet të jetë deri në 35% të vlerës së të ardhurave.

Afati maksimal për shlyerjen e kredisë do të jetë deri në 30 vjet, ose do të caktohet një afat tjetër nga banka duke marrë në konsideratë moshën e kredimarrrësit, me qëllim që të mos ketë kredi për të shlyer në moshën e pensionit.

Vendimi i plotë

Në bazë dhe për zbatim të nenit 12, shkronja “a” dhe të nenit 43, shkronja “c”, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar; dhe të rregullores nr. 44, datë 4.10.2023, “Për raportimin e të dhënave, identifikimin dhe monitorimin e treguesve mbi kredidhënien dhe investimet për prona të paluajtshme”, neni 4, neni 13, neni 14, pika 1, shkronjat “b” dhe “c”, dhe pika 2, neni 15, pika 1, shkronja “a” dhe pika 2, dhe neni 16; me propozimin e Departamentit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë,

Vendosi:

1. Për kredinë e re për pasuri të paluajtshme rezidenciale që japin bankat:

a) të miratojë vendosjen e kufijve të sipërm për treguesin “raporti i kredisë ndaj vlerës, në disbursim” (HnV_D), si më poshtë:

i. në lek, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 85 për qind;

ii. në lek, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 80 për qind;

iii. në valutë, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 75 për qind;

iv. në valutë, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, HnV_D të mos kapërcejë vlerën 70 për qind;

b) të miratojë vendosjen e kufijve të sipërm për treguesin “raporti i shërbimit të borxhit ndaj të ardhurave, në disbursim” (ShBnA_D), si më poshtë:

i. në lek, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 40 për qind;

ii. në lek, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 35 për qind;

iii. në valutë, ShBnA_D të mos kapërcejë vlerën 35 për qind;

iv. në valutë, për blerjen e një shtëpie të dytë (dhe vijuese) ose për t’u dhënë me qira, ShBnA_Dtë mos kapërcejë vlerën 30 për qind;

v. për përcaktimin e vlerës së borxhit të kredimmarrësit, krahas vlerës së kredisë konkrete (dhe të kredive të tjera që ai mund të ketë në sistemin financiar), banka do të përfshijë edhe çdo borxh tjetër të tij për të cilin banka ka siguruar informacion të besueshëm nga komunikimi me kredimmarrësin apo konsultimi paraprak i bazave relevante të të dhënave;

c) të lejojë bankat që të zbatojnë kuota përjashtimi nga kufizimet e mësipërme në secilin prej treguesve HnV_D dhe ShBnA, me kushtin që, në total, vlera e kredive të përjashtuara të mos kapërcejë 15 për qind të vëllimit të kredive të reja që janë miratuar dhedisbursuar (edhe pjesërisht) gjatë tremujorit.

Në këtë kuotë përjashtimi do të përfshihen lehtësitë e rifinancimit që jepen gjatë tremujorit për kreditë ekzistuese dhe që mund të kapërcejnë kufirin e treguesit.

Bankat duhet t’i identifikojnë kreditë dhe lehtësitë e rifinancimit që përfshihen në kuotën e përjashtimit, në mënyrë individuale dhe t’i evidentojnë ato në mënyrë të dallueshme në raportimin tremujor që kryejnë pranë Bankës së Shqipërisë;

d) të përjashtojë nga përfshirja në llogaritjen e kufizimeve sipas shkronjave “a”, “b” dhe “c” më sipër:

i. kreditë që disbursohen në kuadër të skemave që mbështesin politikat publike të strehimit;

ii. kreditë që disbursohen për rinovimet e banesave që lidhen me përmirësimin e efikasitetit të energjisë apo kalimin drejt burimeve të energjisë së rinovueshme, deri në vlerën 3 milionë lekë (ose kundërvlera përkatëse në valutë nëse disbursohen në valutë);

iii. disbursimin në kuadër të granteve të parikthyeshme publike që lidhen me përmirësimin e efikasitetit të energjisë apo kalimin drejt burimeve të energjisë së rinovueshme, te banesat;

e) të rekomandojë për bankat zbatimin e një kufiri maksimal në afatin e maturimit në disbursim të kredisë, pavarësisht monedhës, sa minimumi midis:

i. 30 vjet;

ii. numri i viteve deri në arritjen e moshës së pensionit të kredimarrësit (ose të kredimarrësit që e arrin këtë moshë më shpejt në rastin e kredisë me bashkëkredimarrës).

2. Ky vendim fillon të zbatohet nga bankat për kreditë e reja për pasuri të paluajtshme rezidenciale që disbursohen nga data 1 korrik 2025.

3. Ky vendim rishqyrtohet jo më vonë se 2 vjet nga data e hyrjes së tij në fuqi.

Next Post
Si u shkatërrua kultivimi i duhanti në Shqipëri për interes të importuesve

Operacioni "Ura"/ Mentor Kikia: SPAK duhet të kishte vepruar më herët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In