• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Blerja e ambulancave, qeveria: Procedura ka qenë elektronike

by Java News
29/10/2015 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një deklaratë për media gjatë ditës së sotme, deputetja e Partisë Demokratike Eleina Qirici u shpreh se Ministria e Shëndetësisë ka blerë autoambulancat pa zhvilluar tender. Sipas deputetes, kompania fituese ka qenë e paracaktuar dhe ka përftuar pothuajse të gjithë fondin limit të vendosur në dispozicion. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i qeverisë, e cila përmes portalit transparenca.al thekson se investimi i fundit në sektorin e transportit në shërbimin shëndetësor, të cilin përmend deputetja Eleina Qirici, i përket vitit 2014 kur u blenë 20 autoambulanca për shërbimin shëndetësor dhe iu shpërndanë 20 spitaleve në mbarë vendin.

Qeveria deklaron se fondi prej 150 milionë lekë për blerjen e këtyre 20 autoambulancave, u bë i mundur me Aktin Normativ nr. 1, datë 17 shtator 2014.

“Falë kësaj procedure, janë pajisur për herë të parë me autoambulancë, pas 12 vjetësh, spitalet rajonale të Shkodrës dhe Gjirokastrës, spitalet e Bulqizës, Kolonjës, Malësisë së Madhe, Tropojës, Kuçovës, Pukës, Krujës, Skraparit, Librazhdit, Përmetit, qendra shëndetësore e Himarës dhe Klinika Qeveritare Tiranë” – thekson qeveria në reagimin e saj.

Transparenca.al shkruan se ndryshe nga pretendimi i opozitës se fondi i është akorduar një kompanie të paracaktuar, pra pa zhvilluar tender, procedura e prokurimit ka qenë elektronike dhe e hapur prej datës 23 tetor 2014. Në këtë garë kanë marrë pjesë pesë operatorë ekonomik, nga të cilët tre prej tyre nuk dorëzuan ofertë. Në përfundim të procesit të hapur elektronik, më datë 19 nëntor 2014 fitues u shpall operatori ekonomik “Classic”, me vlerë 149,640,000 lekë (me TVSH).

“Specifikimet teknike të procedurës së prokurimit ishin të njëjta me ato që u hartuan nga japonezët për procedurën e zhvilluar për blerjen e autoambulancave të Grantit Japonez në Dhjetor 2009 – JICA  – nga Ministria e Shëndetësisë në nëntor 2014.

Gjithashtu vlen të theksohet se kompania fituese zotëron eksperiencë në këtë fushe, pasi në vitin 2009 është përzgjedhur nga qeveria e kaluar për të sjellë në Shqipëri 18 autoambulanca” – theksohet në reagim.

Next Post

Prishet krushqia, thika e shkopinj bejsbolli mes familjeve shqiptare në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In