• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Blerim Çela: Berisha është primadona e kuvendit, PD nuk vjen në pushtet me të

by Aalison Pearse Stevens
03/03/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Blerim Çela, themelues dhe ish-deputet i Partisë Demokratike, flet pa dorashka për shanset e opozitës në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Çelës, PD nuk vjen në pushtet për sa kohë që të ndikohet nga Sali Berisha. Deklarata e Çelës u bë në sionin “Ditë e Re” në Ora News, ku ishte ftuar me rastin e ribotimit të librit “Deformimi i Partisë Demokratike” .

“Për sa kohë që Berisha do të ketë influencë në Partinë Demokratike, PD nuk do të vijë në pushtet. Berisha është opozita e gjallë e PD-së sot për sot, por nuk i shërben me atë mënyrë të të foluri, pasi është bërë i mërzitshëm. Nuk ka pse futesh në familjet e deputetëve. Nëse ka akuza për korrupsion, çoji në prokurori, nëse prokuroria nuk e bën, të kërkojë shkarkimin, e ka tagrin, por nuk mund të merret me familjet e deputetëve. Opozita duhet bërë, por me zotnillëk”, thotë Çela.

Ai jep edhe arsyen e tij se pse Kuvendi është në gjendjen aktuale:

“Parlamenti i vitit 1992-1996 ishte parlamenti më i shkolluar, nga të dy kahet e politikës, ishin njerëz intelektualë, por kjo mori fund me ndryshimet kushtetuese të firmosura nga Rama e Berisha, ku listat e deputetëve i bënin kryetarët. Listat i kanë bërë ashtu siç u leverdiste atyre dhe jo sipas mundësive dhe meritave që kishte secili prej nesh për t’u përballur me kundërshtarin në zgjedhje.

Sot primadona e parlamentit është Berisha. Për dy arsye. E para, është se ai ka shumë informacion, artikulon mirë dhe i thotë gjërat me guxim, pavarësisht se kam kontestimet e mia si flet. E dyta, më duket se është lojë e Ramës dhe e Metës. Meta për t’i thënë Berishës që unë të lë të flasësh, ndërsa Rama i thotë Metës lëre të flasë që ai të diskretitohet përmes fjalëve të tij”.

Blerim Çela jep opinionin edhe për Partinë Socialiste.

“E majta u reformua dhe u bë parti demokrate me katarsisin e Nanos, Rama po e mbyll si Sali Berisha”.

Ndërkaq, në librin e tij “Deformimi i Partisë Demokratike”, Çela tregon historinë që nga themelimi, mocioni i mosbesimit deri sot.

Mes dilemave nëse botimi librit indirekt do të ndihmonte PS-së, ka fituar qëllimi: “T’i shërbejë demokratëve duke treguar si duhet të jetë PD që njëshi të mos ketë mundësi të jetë gjithmonë në krye dhe të jetë ai i vetmi vendimarrës”.

Duke u rikthyer tek ish-kryetari, Blerim Çela tha: “E kam dashur shumë Berishën, jo vetëm unë por të gjithë demokratët që e kishin afër, prandaj jam zhgënjyer shumë”.

Në libër shkruan: “Ai qe më i zoti se ne. Me dinakëri na mbajti afër. Na mashtroi me frazeologji antikomuniste, fuqizoi pushtetin përmes nesh dhe na largoi pjesë-pjesë”.

Next Post

Hakmarrja e Vetëvendosjes, ja sesi u përmbys kamioni serb (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vazhdon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia ]rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In