Pak ditë më parë, ju njoftuam se këngëtarja Bleona Qereti u fut në dhjetë këngët më të pëlqyera “Dance
Club Songs” të revistës prestigjoze “Billboard”, ndërsa sot vjen një lajm më i mirë prej saj. Bleona me
“Take You Over” renditet e katërta, duke u futur kështu në “TOP5”. Këngëtarja shqiptare në këtë formë ka
lënë pas vetes artistë të njohur botërorë si Demi Lovato e Justin Bieber. Lovato renditet në pozitën e 12,
ndërsa ish i dashuri i Selena Gomez, Justin Biber zë vendin e 13 të listës. Kosovarja.co









