Zakonisht njerëzit adoptojnë kafshë shtëpiake si ndonjë qen, mace a ndonjë shpend, por jo Bleona! Gjërat që ajo bën rrallëherë janë të zakonshme dhe kjo konfirmohet me veprimin e fundit: ka birësuar një luan në Afrikë.
Gjatë një takimi me Blendi Fevziun në brigjet e jugut, Bleona i ka zbuluar gazetarit të emisionit “Opinion” në Tv Klan ‘çmendurinë’ e fundit.
“Unë kam marrë këtë dhuratë për ditëlindje, vlera dhe shuma e së cilës shkon për të shpëtuar një luan në Afrikë, është bamirësi. Luanin tënd mund ta ndjekësh në aplikacionin Fahlo që është një ndërthurje moderne midis bamirësisë dhe shpëtimit të kafshëve”, thotë Bleona duke shtuar se luani quhet Sarara.
Më pas, ndërsa pret me humor pyetjet e Fevziut, Bleona zbulon edhe planin e saj për një takim me njeriun më të pasur të botës, Elon Musk.
Blendi Fevziu: Luani paska mbledhur 184 mijë dollarë. Sa ke dhënë ti për këtë luanin?
Bleona: Tani unë s’mund ta them sa kam dhënë për luanin,kam shpëtuar jetën e këtij luanit.
Blendi Fevziu: Domethënë Bleona e ndjek luanin, e ka mirë, s’e ka mirë, por i ka qëlluar indipendent,nuk zbret nga mali dhe nuk i jep llogari Bleonës. Ky është i vetmi luan që ke?
Bleona: Ky është i vetmi luan që kam.
Blendi Fevziu: Në Shqipëri nuk ke luan?
Bleona: Në Shqipëri janë të gjithë luanë dhe janë të gjithë të zënë.
Blendi Fevziu: Sarara është luani i Bleonës dhe ky i duhej sot!
Bleona: Ajo që dua të bëj është të takohem me Elon Musk dhe dua t’i kërkoj që të shpëtoj të gjithë kafshët e kësaj bote. Këtu jemi për momentin.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.
© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.