Për aktorin Laert Vasili feja dhe biznesi nuk mund të shkojnë bashkë.
Duke komentuar foton e imamit Elvis Naçi ku reklamonte dyqanin e syzeve, ai deklaroi në PolitikOn me Alfred Lelën se një fenomen të tillë mund ta gjesh vetëm në Shqipëri.
“Personazh me emrin e një rrokeri. Kjo vetëm në Shqipëri mund të ndodhë.
Ka pozicionin e imamit, nuk e di çfarë është. Merret me biznes bën dhe bamirësi, nuk e di.
Unë di që Baba Mondi nuk ka biznes. Unë e di që feja nuk është biznes, ata që fenë e bëjnë biznes kanë hapur rrugën ferrit.
Baba Mondi nuk ka biznes, as kryepeshkopi I kishës ortodokse nuk e kam parë që të thotë bleni syze se do të shkoni në parajsë.
Është fenomen shqiptar”, reagon Laert Vasili!
/a.r