• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Bledar Terpollari kishte 3 muaj pa u paguar nga pronari grek”, dëshmia e nënës së viktimës

by Aalison Pearse Stevens
12/05/2016 08:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djalin që e rrita me një mijë halle ma vranë barbarisht në Greqi. Kisha dy vjet pa e parë dhe më kishte tretur malli për të. Pas lajmit të kobshëm për humbjen e dritës së syrit, jeta ime është shkatërruar. Më vjen të çmendem kur mendoj se çfarë i bënë kriminelët Bledit tim. I lutem dhe i përgjërohem shtetit që të më sjellë trupin e tim biri, të paktën të ketë një varr ku ta qaj”.

Kështu u shpreh dje Adelina Terpollari, nëna e 26-vjeçarit Bledar Terpollari, i cili mëngjesin e së hënës u gjet i masakruar në fshatin Gliki të Igumenicës në Greqi. Që në momentin që kanë mësuar lajmin për vrasjen e djalit, familja Terpollari në fshatin Backë të Skraparit ka hapur dyert e mortit. Në shtëpinë njëkatëshe të prindërve të viktimës, dje, hynin e dilnin njerëz për ngushëllim.

Pjesëtarët e familjes së 26-vjeçarit jetojnë në varfëri të skajshme. Ata shprehen se nuk munden të gjejnë ngushëllim pas gjëmës që u ra mbi kokë. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, 55-vjeçarja Adelina Terpollari tha se Bledari ishte larguar nga banesa që kur ishte 18 vjeç dhe kishte emigruar në Greqi. “Me Bledin flisja një herë në muaj në telefon. Më thoshte që punonte si çoban në Greqi, por asnjëherë nuk na kishte ndihmuar, nuk na çonte para”, pohoi nëna e viktimës.

Zonja Adelina, si e mësuat lajmin për vdekjen e djalit tuaj?
Lajmin e kobshëm e mora vesh nga televizori. Nuk doja ta besoja se personi për të cilin flitej ishte im bir. Por, kur dëgjova emrin, ma ndjeu zemra se bëhej fjalë për Bledin tim (qan). Ma vranë dhe ma masakruan djalin që e kam rritur me një mijë halle. E kam rritur me thërrime buke. Zemra ime është përvëluar, pasi më morën dritën e syve. Unë prisja ta takoja djalin, pasi më kishte marrë shumë malli, ndërsa tani po e pres të më vijë në arkivol. Është e tmerrshme kjo që ndodhi! Vetëm një zemër nëne e di gjëmën që më ka rënë përsipër./GSH/a.m.

Next Post

Prokuroria i kthen Policisë dosjen "Bojaxhi", kërkohen veprime plotësuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

Plagosi me armë zjarri 45-vjeçarin në Shkodër, arrestohet autori

March 5, 2026
Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

Zgjedhjet për president në Kosovë, LVV vendos Fatmire Kollçakun përballë Konjufcës

March 5, 2026
Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

Kalimi i anijeve me naftë në Ngushticën e Hormuzit. Kina hyn në bisedime me Iranin

March 5, 2026
Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

Tronditje në Wall Street, lufta në Iran rrit çmimet e naftës dhe rrëzon tregjet e aksioneve

March 5, 2026
“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

“Ne do futemi në BE”, Nazarko debat me Këlliçin: Ti me molotovët e tu doni ta nxirrni Shqipërinë si shtet të zi

March 5, 2026
“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

“Irani, strategji për të zgjatur luftën”, Shala: Dronët në Azerbajxhan, mesazh për mospërfshirje

March 5, 2026
QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

QSUT reagon pas konferencës me gazetarët: E vërteta e deklaratës së drejtoreshës

March 5, 2026
Starmer kritikon presidentin e SHBA: Trump po minimizon rolin e trupave në Afganistan! Ne jemi krenarë për…

Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen tre funksionarë laburistë

March 5, 2026
Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

Lamallari firmos masat/ Gjoba ndaj 3 noterëve dhe 2 ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme

March 5, 2026
Bimo komenton Doktrinën e Sigurisë së SHBA: Për administratën e Trump, BE nuk është Evropa

“Shkëputja e Iranit nga BRICS, efekte afatgjata për SHBA”/ Bimo: Izraeli kërkon ta copëtojë në shtete të vogla

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In