• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bjerrja pandalim e PD-së, mënyra sesi do bien partitë e tilla në Ballkan!

by Ben Andoni
29/07/2021 20:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Lulzim Basha është bërë si rrufepritëse për mllefin e mëtonjësve të postit të tij, si kryetar i PD-së, të cilët i eliminoi me buzagazin e vet karakteristik dhe me ndihmën e një mase të verbër militantësh, që votuan për ta votuar. Arsyeja e kujdesshme e Harxhit, arsyetimi parcial i Kadillit, bashkë me kritikat e pamëshira të Shehajt shkuan jo thjesht dëm, por treguan se energjia për ndryshim te PD-ja as nuk merret parasysh. E para se PD-ja e ktheu Kuvendin e saj paradoksalisht në një tribunë “fituesi” (!!!), ku kritikat logjike të kthjelluarve si Mark Marku nuk zunë vend përpos se u nëpërkëmbën, e kur ai derdhte shqetësimin e madh së të ardhmes, kuvendi ishte në procesin e fundit të votimit!! Për fat, PD-ja ka ende njerëz jo të pakët që janë zgjuar dhe apelojnë anipse duket se zëri i tyre po shkon dëm. PS-nuk merret në shqyrtim pasi drejtojnë prej tre mandatesh dhe e përjashtojnë këtë logjikë me mbledhjet rutinore dhe kongresin e fundit, që e kthyen thjesht në një kremtim plot shkëlqim të fitores.

Me atë që shihet në Shqipëri, trendi i PS dhe PD-së është se do t’i bëjnë vend njëra-tjetrës ende, por me shikimin se po shkojnë drejt një bjerrje, që haset me kuotat e ulëta të pjesëmarrjes në votime dhe jo vetëm. Po Ballkani? Një gjë duket se po ndryshon, të paktën në Shqipëri, ku PD-ja ka nisur e para rrugën drejt bjerrjes dhe një ristrukturimi të boshtë e të pafund kurse LSI-ja para saj është në kuotat më të ulëta prej vitesh dhe me një humbje besimi të frikshme. Një raport i hartuar nga Tena Prelec dhe Jovana Marović, pak muaj më parë shkruante se: “Megjithatë, Mali i Zi nuk është i vetmi shtet ku u shkul vendit status kuoja. Në nëntor 2020, zgjedhjet vendore në Bosnjë dhe Hercegovinë sollën rezultate të papara: në shumë bashki, qytetarët refuzuan kandidatët nga tre partitë kryesore etnike dhe mbështetën aktorë të jashtëm politikë. Një vit më parë, edhe votuesit kosovarë refuzuan partitë kryesore politike dhe kurorëzuan një lëvizje të hershme opozitare (Vetëvendosje) si fituesin relativ të zgjedhjeve, citohet te materiali i titulluar “Nuk votoni më ‘për djallin që njihni’?”.

Pak vite më parë, në një studim të Institutis të Studimeve Politike me mbështetjen e FES-it, në monitorimin që i bëri demokracisë së brendshme në partitë politike shqiptare u gjet se: Partitë tona Politike funksionojnë me standarde të ndryshme nga normat statusore dhe parimet organizative të përcaktuara nga Ligji mbi Partitë Politike (2010, i ndryshuar), si dhe Kushtetuta e Shqipërisë (neni 9). Statuti është ndryshuar disa herë te PD-ja, përshembull, por në të gjitha këto ndryshime, partia është bymehur për të humbur formën, kurse kryetari Basha është kalcifikuar duke përshtatur gjithçka për vete në krye të partisë me një turmë nga poshtë që e duartroket pandalur. Kryetari i PS-së Rama, nga ana tjetër, as nuk begenis t’i bëj zgjedhjet sepse është fitues dhe pak i bën sot përshtypje për strukturat që thjesht mbajnë shënime dhe rrinë sus.

Fatkeqësisht, ashtu si po ndodh me zhvillimet e fundit te PD, qytetarët  edhe pse janë mjaft të zhgënjyer me qeverinë, shpesh nuk e shohin opozitën si alternativë të besueshme dhe, përveçse e

kritikojnë atë çorganizimin e saj, qytetarët shprehin kundërshtimet e tyre që lidhen me mungesën e unitetit, të udhëheqjes dhe të kapaciteteve e programeve të përshtatshme të opozitës, vërehet te i njëjti raport (Prelec dhe Marović, 2021). Bashës po ia thonë në sy këtë konstatim shumë burime brenda dhe jashtë PD-së dhe ashtu si konfirmohej nga gjetjet e raportit të ISP-së (2017) disbalanca e pushtetit të kryetarit dhe ndikimi minimal i anëtarësisë së partive është i madh. Më kot Ristani, Marku, Alizoti e pak të tjerë ia shpjegonin pak javë më parë Lulzim Bashës të gjitha këto edhe institucionalisht. Dhe, sot, konfirmohet nga të gjitha raportet se: PD dhe PS janë tejet larg  partive moderne politike anëtare të PES apo EPP. Nëse te PS-ja të paktën ka një ndryshim elitash në nivelet e saj, e detyruar prej konsumit të pushtetit, këtë nuk e shikon te PD-ja me atë masë njerëzish që i mban prej shumë vitesh…në punë.

 

A ka më shpresë? Nga ajo që na ofron PD-ja nuk ka asnjë shpresë sepse ajo vetë po bjerret dhe në të ardhmen do tkurret edhe më shumë. Kurse PS-ja po gëzon avantazhin e pushtetit edhe ca kohë, por jo përkrahjen e publikut, që tashmë e tregon me dëshirën për të ikur nga vendi dhe me braktisjen e zgjedhjeve, ku 50% nuk kapet prej disa zgjedhjesh. “Pavarësisht opinionit të përhapur se zgjedhjet nuk mund të bëjnë diferencën e vërtetë, për shkak të avantazheve të jashtëzakonshme të pushtetmbajtësve në drejtime si aksesi te burimet publike dhe kontrolli i medias, votimet e fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar se ndryshimi është i mundshëm madje edhe në kushte të tilla (të pafavorshme). Kjo “fushë me rregulla të paqarta loje” lidhet me kodet e dobëta zgjedhore, me shpërdorimin e burimeve publike për qëllime elektorale, dhe me rritjen e përfaqësimit të partive në pushtet në mediat e sponsorizuara nga shteti apo të lidhura me shtetin”, shkruhet tek “Nuk votoni më ‘për djallin që njihni’?”, sikur të jetë bërë fiks e vetëm për Shqipërinë.

Veçse, përderisa PD-ja, si lidere  e opozitës, thjesht vazhdon konfirmimin e kësaj gjendje, atëherë ka pak shpresë për këtë formacion. Por shumë më pak për demokracinë shqiptare, që nuk ka nevojë për të tillë rrufepritëse…alla Bashë, që nuk shërbejnë për asgjë. (Javanews)

 

Next Post
Pse me ‘Top’ mbi Minishengenin Ballkanik?!

Pse me 'Top' mbi Minishengenin Ballkanik?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revoltohet Ervin Salianji pas ngjarjes së rëndë në Shkodër: Më dënuan sa një trafikant droge

“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara

January 14, 2026
Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

“Robt ku t’i kesh…”, Shakohoxha ndan episodin me tifozin

January 14, 2026
Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

Celularët, Kushtetuesja kufizon SPAK/Avokati: Vendimi është i drejtë! Ja si kushtëzohet Prokuroria

January 14, 2026
Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

Babai i Altin Ndocit i bën thirrje të birit: Dorëzohu, babi të do shumë, e di që…

January 14, 2026
A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

A do i hiqet “non grata” Berishës? Ja si përgjigjet ish-këshilltari i presidentit Trump

January 14, 2026
Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

Paniku moral rreth ndihmës sociale dhe emigrantëve shqiptarë në SHBA

January 14, 2026
Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

Arratisja e Altin Ndocit/ Avokati: U mbajt qëllimisht në burg. “Plumbi i Artë” për ne si avokatë ka dështuar!

January 14, 2026
Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

Shpërthen ndaj Gaz Bardhit, Luan Baçi: Turpi i mbuloftë ata që u morën me kallëzimin e Kuvendit të partisë së prof. dr. Berishës

January 14, 2026
Proces rifreskimi apo lëvizje e re në PD? Salianji mbledh më të votuarit e primareve dhe listave të hapura të 11 majit

8 Janari në PD, Salianji: Përgjegjës janë Basha dhe Berisha, moment i turpshëm

January 14, 2026
Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

Vrau djalin 4-vjeçar të të dashurit të saj/Dënohet me burgim të përjetshëm njerka, babai tentoi të fshihte ngjarjen

January 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In