• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bjellorusia përfshihet në luftë, Lukashenko urdhëron zhvendosjen e trupave në kufi me Ukrainën

by Java News
10/10/2022 15:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Aleksander Lukashenko ka mbledhur sot me emergjencë krerët ushtarak të vendit ish-sovjetik, duke zyrtarizuar marrëveshjen mes tij dhe Vladimir Putin për krijimin e një “ grupi të përbashkët ushtarak në rajon”, praktikisht forma burokratike për të shpallur atë që mund të cilësohet si  një bashkim të forcave të Minskut me ato të Moskes në fushëbetejën ukrainase.

‘Reuters’ raportonb se Lukashenko ka urdhëruar zhvendosjen e trupave në kufi me Ukrainën në mënyrë që bashkë me trupat ruse mund të përfshihen në luftimet në veri të Ukrainës.

“Themeli i këtij grupi të përbashkët do të jetë ushtria e Bjellorusisë¸ dhe ky grupim tashmë ka filluar”, deklaroi Lukashenko, që deri më tani kishte mbetur mbështetës por jo i përfshirë në konflikt, përtej ditëve të para kur tanket ruse u nisën pikërisht nga Bjellorusia ku po zhvillonin një “stërvitje të programuar”  për t’iu drejtuar Kievit, duke dështuar më pas në mënyrë të bujshme edhe për shkak të terrenit jo të favorshëm.

Arsyet e shmangies së deritanishme të Bjellorusisë, që është faktikisht një satelit rus, ka ardhur edhe  sepse sondazhet informale tregojnë një kundërshti të opinionit publik bjellorus për t’u përfshirë në luftë.

Por vendimi i Lukashenkos tashmë ndryshon gjithçka, dhe konfirmohet nga burimet që thonë se pjesë e sulmeve të sotme në gjithë territorin ukrainas janë nisur edhe nga ky vend.

Bjellorusia ka një ushtri që mbahet ende mbi një armatim kryesisht sovjetik, dhe arrin deri në 62 mijë efektivë, por ka edhe rreth 340 mijë rezervistë, dhe mund t’i japë Moskës një ndihmë të madhe logjistike, si dhe mundësi sulmi të ndryshme, gjatë gjithë territorit të kontrolluar nga Kievi.

/f.s

Next Post
Kokalari harron qeverisjen e Berishës: Për 80 vjet na kanë drejtuar të korruptuarit

"Berisha nuk bëri asgjë për..."/ Kokalari: Shprehja “turp të të vijë” më doli nga shpirti, nuk jam penduar!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In