• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biznespartia, një realitet që bën të pabesueshme opozitën

by Artur Ajazi
27/12/2017 09:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Që të kemi mirëfilli sistem politik në Shqipëri, natyrisht duhet partneritet, dialog, bashkëpunim, dallime për problematika të ndryshme të interesit të përgjithshëm, të interesit kombëtar, pasi forcat politike duhet të konvergojnë, ndryshe nuk ka demokraci. Sistemi pluralist që ka sot Shqipëria, shpesh duket i dështuar, pasi mungojnë parimet, ridimensionimi i forcave politike dhe i shoqërisë civile, ndryshe gjithçka e arritur deri sot mbetet gjysmake. Në pothuajse çdo vend kryesisht postkomunist, janë larguar nga politika dhe qeverisja figurat e fillimit të tranzicionit, duke mundësuar ndërrimin e elitave, ndërkohë që tek ne vazhdon e njëjta situatë.

Mbi 80 per qind e partive politike tek ne, kanë sot në krye të tyre figura të fillimit të tranzicionit politik, të cilët e kanë kthyer në biznesparti forcën e tyre politike. Ky natyrisht mbetet shembulli më i keq edhe për ata që hynë nga dritarja dhe jo nga dera në skenën politike. Në rast se zoti Berisha ishte në vitet ’90 në krye të një partie e cila nartyrisht ka rolin e saj në tranzicionin e gjatë politik, duket se roli i tij nuk është zbehur, por përkundrazi është rritur pavarsisht se sot kemi një tjetër kryetar PD.

Kjo forcë politike, ka kohë që është kthyer dhe po trajtohet si biznesparti edhe nga zoti Basha, i cili edhe pse bëri një marrëveshje të panjohur në 17 maj 2017 (ndërkohë që kapitulli i dytë i saj vazhdon akoma) nuk rresht së kërkuari shqiptarëve për të mos ju bindur qeverisë Rama.

Edhe pse ai u bën thirrje shqiptarëve “të rrëzojmë shtetin e krimit, shtetin e mafias, shtetin e hajdutëve”, sërish ai nuk ndahet dhe nuk ndalet nga biznespartia që ka krijuar për interesat e tij, duke u bërë i pabesueshëm. Shqiptarët kanë qenë gjithmonë të fortë dhe imponues kur kanë qenë të bashkuar, duke lënë jashtë parti politike manipulante.

Pak ditë më parë Monika Kryemadhi, kryetarja e një tjetër biznespartie, kërcënoi me “vdekje” kryeministrin Edi Rama, duke i treguar atij Esat Pashë Toptanin. Por çfarë konstatohet, kur shikon se nga njëra anë është Monika ka një marrëveshje për një “front opozitar me PD”, duke u përplasur ashpër në parlament me kryeministrin, dhe nga ana tjetër nuk lë pas dore pazaret e saj, të mbrojtura politikisht nga partia që drejton.

Pavarësisht se ka një marrëveshje me Lulzim Bashën për “front opozitar” duket se kryetarja e biznespartisë nuk ngurron të bëjë “armik” sa Ramën, sa Lulin, sa Erion Veliajn, apo nuk ngurron ti “sulet” edhe Ilir Metës. Qysh nga dita e krijimit e deri sot, LSI mbetet biznespartia e intrigave të politikës, të cilat nuk po mungon tja bëjë edhe Lulit pas shpine. Partia e Monikës, mbetet biznespartia e cila nuk mund të mbijetojë pa bërë pazare me cilëndo forcë politike, e cila garanton mbijetesën e saj.

Mjafton të shohim lëvizjet e fundit të kësaj biznespartie në Këshillat Bashkiakë të shumë bashkive , ku janë votuar buxhetet e vitit 2018, si në Tiranë, apo në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Madje në këtë qytet, PD-LSI tani kanë një shumicë minimale prej 26 nga 51 vende në këshill, ndaj kalimi i këshilltarëve të LSI tek PS mbetet e pashmangshme.

Kjo aleancë vlen edhe për bashkitë Fier, Lushnjë, Berat, Maliq, Kukës etj. Natyrisht nuk duhet harruar edhe fakti i braktisjes së PD nga biznespartia LSI në protestën e fundit, ku Monika nuk solli asnjë anëtar të partisë saj. Eshtë fakt se marrëveshja Rama-Basha krijoi dinamikë dhe mentalitet tjetër, dhe të mos harrojmë se gjatë fushatës Luli e sulmoi ashpër biznespartinë e Monikës, ndërsa kur humbi thellë me mbi 240 mijë vota, u puthën bashkë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Çfarë i bashkoi?

Kuptohet interesi, biznesi, pazaret, nga ku sërish ato do ti ndajnë. Pothuajse të gjitha partitë janë klienteliste, por karakteristikë të veçantë këtë e kanë kryesisht partitë e “frontit të bashkuar opozitar”. Biznespartia prej 8 vitesh qeverisje, u financua nga përqindje tenderash publikë, lejesh ndërtimi, nga liçensimet e paligjshme , nga punësimet e paligjshme, duke humbur shumë nga vota popullore, votë e cila rikonfirmoi sërish në pushtet PS e Edi Ramës në 2017.

Eksperianca politike e shumë vendeve me një demokraci të gjatë dhe të qëndrueshme, ka treguar se kthimi i partisë në pazare biznesesh personale dhe familjare, ka një destinacion të sigurtë, dështimin me turp të asaj kaste politikanësh, që erdhën si të rastësishëm, dhe do të largohen si tranzitorë nga skena politike.

Next Post
Floriana Garo ndërron ‘prefiks’… ditëlindjen e feston në Marok: Jeta ime ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm

Publikohet foto e Floriana Garos shtatzënë, ja si duket ajo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Çfarë nuk u tha nga takimi me PPP në selinë e PD?

February 26, 2026
Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

Ndodh edhe kjo/ Aeroplanmbajtësja 13 miliardëshe amerikane probleme me tualetet, ndalet në Kretë

February 26, 2026
Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

Shantazhonte grekët se do i publikonte bisedat intime, arrestohet korçari

February 26, 2026
Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

Djali i adoptuar i El Mencho-s?! Kush do të marrë ‘frenat’ e kartelit më të fuqishëm të Meksikës

February 26, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Kjo, si nata kur helikopteri priste në stadium

February 26, 2026
I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

I vranë gruan në prani të djalit, pagoi qiranë për 20 vite derisa u zbardh krimi

February 26, 2026
Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

Aksi Llogara-Palasë, shpërthim i kontrolluar për ta hapur trasenë e re

February 26, 2026
Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

Përplasje e ashpër në det/ Kuba vret 4 persona në motoskafin amerikan: Kishin synime terroriste

February 26, 2026
E drejta e informimit, ambasadori Tarran: Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave, hap i rëndësishëm drejt BE-së

Ambasadori i OSBE: 70% e rrjeteve kriminale në Shqipëri rekrutojnë të miturit përmes rrjeteve sociale

February 26, 2026

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In