Një 41-vjeçar, pronar i një lokali, ka tentuar t’i japë fund jetës gjatë ditës së djeshme. Ngjarja ndodhi në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.
A.H pasi theu xhamat e lokalit të tij tek ‘4 rrugët e Shijakut’ tentoi të pinte lëndë helmuese.
Pasi u njoftua për rastin, policia mbërriti në vendin e ngjarjes ndërsa nisi hetimet. Ndërkohë, 41-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ku po merr ndihëm e nevojshme mjekësore./a.m.