• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Biznesmeni: Si më mori Berisha truallin pranë Ambasadës për të përgjuar amerikanët, SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

by Java News
24/01/2022 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin “Shqip” nga Rudina Xhunga në Dritare TV, Sotiraq Naçi rrëfen historinë e tij të biznesit në vitin 1995 dhe kalvarin e peripecive që kaloi si një biznesmen i asaj kohe deri në shkatërrimin që i solli shteti në aspektin financiar deri edhe në goditjen dhe terrorin që i shkaktoi familjes së tij.

Sipas tij, shteti i Berishës në atë kohë i grabiti tokën pranë ambasadës amerikane më qëllimin që ta merrte SHIK-u i asaj kohe për të përgjuar amerikanët.

“Bleva 270 metra katror tokë pranë ambasadës amerikane. Ishte tokë shtet ajo që bleva, pagova paratë, u bë projekti dhe filluan punimet. Pasi filluan punimet, isha në Itali dhe kur u ktheva në Shqipëri pas një jave, vëllai më thotë që ta kanë marrë objektin.

Shkoj atje dhe shoh që po punonin të tjerë në objektin tim dhe i them çfarë po bëni në objektin tim, aty del njëri dhe më thotë “ik nga këtu ose do të betonojmë këtu, ti nuk ke punë me ne, ke punë me bashkinë, ne na e ka dhënë bashkia”. Me pak fjalë ishte bërë një grabitje e objektit tim nga bashkia që në atë kohë e drejtonte Sali Kelmendi nën siglën e PD dhe të Berishës.

Bashkia kishte marrë vendim që ia kishte dhënë truallin një firme ndërtimi nga Vlora. Takova drejtuesin e firmës së ndërtimit dhe ai më tha që kishte marrë projektin për ndërtimin e apartamenteve për punonjësit e SHIK-ut. Në tokën time po ndërtoheshin apartamente për SHIK-un. Ndërsa katin e parë do ta merrte Tritan Shehu për ta bërë klinikë dhe ashtu u bë fillimisht.

Vendi ishte shumë i sigurt se ishte pranë ambasadës, aty kisha projektuar apartamentin e familjes time, por nuk ndodhi, shteti ma mori. Shteti ma bëri këtë gjëmë. SHIK-u mori truallin tim afër ambasadës amerikane. Për çfarë i duheshin SHIK apartamentet pranë ambasadës, për të përgjuar amerikanët?

Kohë më vonë mësova që kjo ishte e vërtetë, që kjo ishte arsyeja. Beteja ime vijoi pasi hodha në gjyq bashkinë dhe e fitova gjyqin. Por kjo nuk kishte më rëndësi pasi ata ma kishin marrë truallin, ishte zaptuar”, u shpreh Sotiraq Naçi.

SHIK-u më rrëmbeu vajzën 14-vjeçare

Sotiraq Naçi tregon se si i rrëmbyen vajzën dhe si e shpëtoi me ndihmën e policisë dhe si më pas fitoi azilin politik në SHBA në vitin 1997.

“Kanë dashur edhe të më eliminojnë fizikisht. Më ka shpëtuar policia, ata më lajmëruan, më thanë sonte do të largohesh nga shtëpia pasi je i etiketuar për t’u vrarë, në policinë e asaj kohe kishte akoma atribute për të mbrojtur njerëzit.

Policia dhe SHIK-u ishin një tjetër gjë, nuk kishin lidhje me njëri-tjetrin. Në ’97 më rrëmbyen vajzën, vajza ishte 14 vjeçe. I vura gishtin strukturën së SHIK-ut që më bënin terrorin. Kur më rrëmbyen vajzën, pas 10 orësh më bënë një telefonatë dhe më thonë që vajza nodhet me ne dhe ajo ka gjetur jetën e vet dhe do të shkojë në Gjermani dhe që ajo kërkon nga ty që t’i japësh 50 mijë dollarë.

Unë i them që tradita jonë e do që vajzën ta puth në ballë dhe ta uroj për një jetë të lumtur dhe nëse ju ma realizoni këtë do t’iu jap edhe juve 100 mijë dollarë. Ata e hëngrën këtë karrem dhe më thonë po dhe ku do të takohemi që ta marrim.

Pa më sjellë vajzën i thashë nuk iu jap asgjë dhe takimin e bëmë te kafe “Amerika”. Vijnë dy persona me vajzën. I thashë vajzës eja, u nis të vinte, por njëri nga ata nuk e lejoi. Sa bënë tre hapa ata që hynë erdhën 10 policia dhe i kapën të dy dhe i arrestuan dhe ne morën vajzën. Policia më thotë që largohem disa ditë deri sa të sqarohet situata.

Policia më thërret dhe më tregon që të dy ishin në qeli. Nuk më interesonte më asgjë përveç familjes time dhe përgatitëm terrenin për t’u larguar në Amerikë. Fitova azilin politik dhe u largova në SHBA.” u shpreh Sotiraq Naçi

Si më arrestoi me grupin e Xhaferrit shteti i Berishës në ’97!

Sotiraq Naçi tregon si e gjeti veten në pranga bashkë me grupin e Xhaferrit me të cilin nuk kishte asnjë njohje, madje kishte futur edhe paratë te firma piramidale e Xhaferrit.

“Shkova në SHBA për të sistemuar vajzën me shkollën, por kur u ktheva në Shqipëri, më 22 janar në orën 1 të natës, 12 SHIK-sa bastisin shtëpinë time dhe më arrestojnë. Mua më kishin arrestuar bashkë me grupin e Rrapush Xhaferrit, më futën aty pasi nuk gjenin dot spekulime të tjera për të më arrestuar. Më arrestuan për përvetësime dhe spekulime të mëdha në popull.

Nuk kisha asnjë firmë piramidale. Madje paratë e shtëpisë i futa te Xhaferri. Unë isha i arrestuar bashkë me Xhaferrin, i cili ndërkohë më kishte marrë paratë. Me Xhaferrin nuk kisha njohje, e njihja vetëm si klient të hotelit tim. Kishte një dashnore, Rabije dhe vinte me atë aty.

Xhaferrin e kisha klient në hotel. Madje Xhaferrit i thashë se mos bën ndonjë mbrojtje që cënon dinjitetin tim, ai më tha jo nuk kam asnjë punë me ty. Unë i kisha humbur të gjitha, por ndërkohë më bënë bashkëpunëtor. SHIK-u ishte ai që bëri gjithçka.”, u shpreh Sotiraq Naçi./m.j

Next Post
Protesta e 8 janarit/ Pas Berishës, në Prokurori edhe Basha. Kur pritet të merret në pyetje. I pari paraqitet Bardhi

Bardhi tregon skenarin Meta-Berisha kundër Bashës: Dekretimi i beftë i zgjedhjeve në 6 mars për të dëmtuar opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “E veshur me të zeza”, Kryemadhi batuta me gazetarët teksa paraqitet në SPAK

Kryemadhi, akuza të forta Berishës: Meta është në burg prej marrëveshjes PD-PS!

February 6, 2026
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë është interes strategjik i SHBA

February 6, 2026
3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

3-vjeçari humbi jetën pas një ndërhyrje dentare, prokuroria çon në gjyq 7 persona: 3 prej tyre për vrasje nga pakujdesia

February 6, 2026
Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

Shkëlqim Hajdari emërohet Prefekt i Tiranës, Sula merr drejtimin e Inspektoriatit të Përgjitshëm

February 6, 2026
“Berishës i thashë hiq dorë”/ Malltezi tregon bisedën me vjehrrin pas humbjes së PD në zgjedhjet e 11 majit

“Partizani”, Malltezi: Gjetëm mbi 35 falsifikime, prokurorët dhe Irena Gjoka kishin komunikime

February 6, 2026
Kapedanët

Reforma territoriale/ Kuko: Duhet rikalibrim i jetës në territor, të reflektohen ndryshimet demografike dhe ekonomike

February 6, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Kosovë, dyshohet për dy viktima

I vendosën eksploziv në makinë, shoferi në Konispol e pikas në kohë dhe ndalon

February 6, 2026
Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

Satelitët ruse kanë përgjuar komunikime sekrete evropiane prej vitesh

February 6, 2026
“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

“Vajza të jashtëzakonshme në Tiranë”, Norvegjia nis hetimet ndaj ish-kryeministrit për lidhjet e tij me Epstein

February 6, 2026
Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

Zv.sekretari amerikan pas takimit me Peleshin: Rrisim bashkëpunimin për sigurinë dhe biznesin

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In