• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Biznesmeni: Një i dënuar për vrasje më ofroi 7 mln euro të tërheq dëshminë kundër Shullazit

by A R
13/04/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet sot për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Dosja do të dorëzohet brenda pak ditësh në gjykatë me të pandehur: Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Avokatët e tyre janë thirrur sot në prokurori për tu njohur me mbyljen e hetimit dhe për të marrë materialet që u takojnë ligjërisht në lidhje me procesin.

Ata akuzohen për shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë ndaj disa biznesmenëve në Tiranë dhe në Durrës, si dhe për kanosje në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Shullazi12

“Oferta që më bënë, për tu tërhequr”

Biznesmeni Ylvi Beqaj ka treguar në gjykatë një fakt interesant, pasi një person i akuzuar për vrasje në Tiranë, i është afruar duke i dhënë një ofertë prej 7 milion euro, në këmbim që ai të tërhiqej nga dëshmia kundër Shullazit.

Madje sipas rrëfimit të Beqjat, ky person e ka garantuar se 1 milion euro ishin të gatshme për tu dhënë direkt në dore, ndërsa pjesa tjetër me këste, vetëm me kushtin që ai të hiqte dorë.

Në prezencë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, biznesmeni Ylvi Beqja ka treguar se edhe gjatë kohës kur ka qenë i mbrojtur nga policia dhe prokuroria, ai ka marrë kërcënime dhe oferta të ndryshme për tu tërhequr nga dëshmia e tij, kundër Emiljano Shullazit, Gilmanod Danit dhe Endrit Zela e Endrit Qyqja.

Beqja i ka treguar gjykatës se ka marrë kërcënim nga nje person që është akuzuar për një vrasje. Ky kërcënim sipas Beqjas është bërë në telefon dhe në mënyrë verbale. Madje Beqja në rrëfimin e tij 1 orësh para gjykatës së Krimeve të Rënda, mësohet të ketë treguar dhe një moment tjetër për disa deklarata mediatike të disa biznesmenëve nga Fushë-Kruja, që pretendonin se ai u kishte marrë para borxh dhe nuk ia kishte kthyer.

Burime pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda thanë për “Shqiptarja.com” se dëshmitari i prokurorisë Ylvi Beqja, i tregoi gjykatës se këta biznesmenë që kanë dalë në media, janë kërcënuar dhe kanosur me armë nga një person nga Fushë-Kruja, me mbiemrin Shullazi dhe nga një person tjetër, i akuzuar për vrasje në kryeqytet.

Gjithmonë sipas dëshmitarit të prokurorisë, në orkestrimin e daljes së biznesmenëve në media,kanë marrë pjesë dhe avokatët e Emiljano Shullazit.

Në dëshminë e tij Beqja ka shtuar se për këtë ka prova bindëse dhe se është i gatshëm t’ia verë në dispozicion gjykatës dhe prokurorisë. Nga ana tjetër biznesmeni ka rrëfyer në seancën e djeshme, se Shullazi e ka kërcënuar herë pas here, duke e detyruar që ai të shtonte përqindjen e pronës që do i dhuronte, tek ish-hotel Vollga, nga 10 në 20 për qind.

Gjithashtu Beqja i ka qëndruar një pjesë të rrëfimit të tij dhënë në prokurori, duke pohuar se tek Shullazi e ka çuar avokati me inicialet N.F, dhe se pas kësaj kanë filluar kërcënimet e vazhdueshme .N.F, ka qenë avokat, në procesin civil që Ylvi Beqja ka zhvilluar kundër shtetasit Zanmir Hasa, për ish-hotel Vollgën në Durrës.

Administratori i kompanisë “Saudi Brather Comercial Company” ka rrëfyer para gjykatës se pas arrestimit të grupit të Shullazit, ai ka marrë një ofertë të re, në mënyrë që të tërhiqej nga dëshmia.

Sipas rrëfimit që Beqja ka bërë,një person i njohur prej tij dhe me precedent penalë, e ka kontaktuar ne telefon, dhe ka kërkuar takim me të. Ky takim është realizuar dhe pikërisht aty Beqja, tregon se ka marrë ofertën, për tu tërhequr nga dëshmia që ka dhënë në prokurori.

Në këmbim të tërheqjes Beqja mësohet t’i ketë treguar gjykatës se personi i ka ofruar 7 milion euro, ku 1 milion do i jepeshin në dorë, vetëm me kushtin që ai të tërhiqej nga dëshmia që ka dhënë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Këtë ofertë Beqja ka treguar se nuk e ka pranuar, dhe fill pas kësaj një grup personash janë angazhuar duke kërcënuar me armë disa tregtarë në zonën e Fushë-Krujës, për ti regjistruar ata me kamera në ambientet e një lokali, teksa deklaronin se Ylvi Beqja i ka marrë para borxh. Më pas sipas Beqajt deklaratat e këtyre tregtarëve janë publikuar dhe në media.

DËSHMIA

Sipas burimeve, për gati një orë dëshmitari Beqja ka rrëfyer mënyrën se si ishte njohur me Emiljano Shullazin dhe bisedat e tyre, duke u qëndruar edhe deklarimeve të dhëna më herët para prokurorëve të Krimeve të Rënda.

Sipas dëshmisë, kishte qenë një avokat që e kishte adresuar Beqjan tek Emiljano Shullazi, si person që mund ta ndihmonte në zgjidhjen e një procesi gjyqësor ku ai ishte palë, në lidhje me pronësinë e ish-hotel “Vollgës” në Durrës.

“Pasi i shpjegova me detaje telashet e mia me pronën dhe personat që ishin përfshirë, më tha që këtë punë e zgjidh unë, ti s’ke për t’u marrë fare me këtë punë. Në këmbim të kësaj, unë dua të më japësh 20 për qind të pronës. Mua m’u duk përqindje e lartë, por nuk kisha zgjidhje tjetër, pasi me ndërhyrjen e personave të fuqishëm dhe me para ata po arrinin të merrnin pronën në mënyrë të padrejtë”, ka rrëfyer këtë bisedë për prokurorët Beqja.

Next Post
Opozita ankesë zyrtare në BE kundër zyrtarit austriak

Opozita ankesë zyrtare në BE kundër zyrtarit austriak

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Opozita dorëzoi një fitore që e kishte arritur kundër SHBA-së

January 22, 2026
Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

Mungesa e energjisë në shërbimin e reanimacionit/ QSUT “flet” pas 4 ditësh: Bashkë me OSHEE monitoruam avarinë

January 22, 2026
Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

Djali i Trump pa një sportist të arteve marciale duke rrahur brutalisht një grua dhe ngriti alarmin: Barron më shpëtoi jetën

January 22, 2026
Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

Tronditëse, infermieria dhunon brutalisht beben 5-ditëshe në një maternitet në Turqi. Foshnja pëson paralizë(VIDEO)

January 22, 2026
Presidenti serb Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “snajperët e fundjavës” në Sarajevë

Presidenti serb Vuçiç: Bordi i Paqes e ka ndarë Evropën

January 22, 2026
Kaosi në Kuvend, Nikollë Lesi: Opozita ra në kurthin e Ramës, Berisha pazare me kryeministrin

Berisha votoi Ramën nga frika e Trump, po Salianji pse e trembi?!

January 22, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

January 22, 2026
Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

Kryeministri i Groenlandës mesazh SHBA-ve: Sovraniteti territorial është vija e kuqe për ne

January 22, 2026
“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

“Rama nuk votoi marrëveshjen për Bordin e Paqes”- Bardhi: Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

January 22, 2026
Vangjel Tavo, greku ynë

Pse është më mirë Ivanka sesa NATO!

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In