Biznesmeni nga Tirana u arrestua për trafik drogë/ Grupi Porcelanosa në Spanjë: Nuk mban asnjë post në kompaninë tonë…!

Biznesmeni i njohur nga Tirana, Nikolin Janina 56 vjeç, u arrestua nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” nga autoritetet spanjolle.

Sëfundmi Grupi Porcelanosa në Spanjë, me qendër në Vila-real (Castellón), është shkëputur nga biznesmeni.

Sakaq nënkryetari i grupit Porcelanosa-s, Silvestre Segarra,ka deklaruar se Janina “asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk është pronar i Porcelanosa Albania” dhe as nuk përfaqëson kompaninë apo mban ndonjë pozicion në të.

Më tej ka shtuar se i arrestuari ka blerë dhe shitur materiale Porcelanosa në të kaluarën, por ai nuk ka pasur asnjë marrëdhënie biznesi me grupin për të paktën pesë vjet.

“Djali i Janinës, një banor i qytetit Castellón të Almassora, blen pllaka nga marka të ndryshme në sektorin e vendosur në provincë, megjithëse ai nuk mban asnjë pozicion në firmën Vila-real apo në të tjera”, shtoi më tej Segarra.

“Në vitin 2016, policia spanjolle sekuestroi një sasi prej 54 kilogramësh heroinë, me vlerë 2.5 milionë euro dhe sipas mediave vendase shqiptare, Janina përdori kompaninë e saj si mbulesë për trafikun e paligjshëm të drogës”, shkruajnë mediat e huaja. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com