• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Biznesmeni me 800 mijë euro dhe patentat e Tahirit”/ Qato: Provat ja përcollëm prokurorisë

by A R
04/11/2017 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Altin Qato, i emëruar pas shkarkimit të kupolës drejtuese në këtë qark, ka dalë në një konferencë për mediat pas ngjarjeve të fundit në këtë qark.

Qato ka reaguar ndaj sulmeve të policisë kundër policisë lidhur me arrestimin e biznesmenit 25-vjeçar Orest Sota. Ai theksoi se policia nuk ka fshehur provat, q♪7 sipas tij i janë vënë në dispozicion prokurorisë.

“Shqetësimi mediatik për Orest Sota është i ekzagjeruar. Në mjetin e Sotës u gjetën para dhe patentat e Tahirit. Janë sekuestruar provat materiale. Të gjitha materialet janë dërguar në Prokurori, policia nuk ka fshehur asgjë. Për çdo veprim është vënë në dijeni edhe prokurori i çështjes”, ka thënë Qato.

Qato ka deklaruar se qyteti i Elbasanit ka siguri, pavarësisht se kohët e fundit kanë ndodhur disa ngjarje të cilat kanë cenuar rendin dhe sigurinë e këtij qyteti. Ai u ndal tek ngjarjet e vjetra që sipas Qatos janë prioritet.

“Elbasanin ne nuk e quajmë një qytetet që nuk ka siguri, por ka pasur disa probleme, disa ngjarje me të cilat ne po merremi. Synimi është të parandalojmë ngjarjet kriminale, por edhe për të zbardhur ngjarjet e mëparshme që kanë mbetur pa autor. Por policia e ka në kontroll situatën”.

Ngjarjet e fundit në Elbasan si goditja e automjetit të zv/drejtorit të policisë, Gjergji Oshafi nga “Audi” në pronësi të biznesmenit Petrit Çela, vuri në pikëpyetje profesionalizimin e policisë. Për këtë shkak, kryepolici Haki Çako shkarkoi të gjithë zinxhirin komandues të Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, ndërsa komandoi në krye ish-numrin dy të Policisë së Shtetit, Altin Qato.

Akuza ndaj policisë së Elbasanit pati edhe për ngjarjen e fundit, atë të arrestimit të biznesmenit Orest Sota, 25-vjeç, i cili nuk iu bind urdhrit të patrullës së policisë. Në automjetin e të riut u gjetën 835 mijë euro, dy patenta në emër të Saimir Tahirit për drejtimin e mjeteve të lundrimit si dhe një patentë drejtimi automjeti në emër të bashkëshortes së ish-ministrit të Brendshëm.

Next Post
FOTO/ Rashel na prezanton me motrën…

FOTO/ Rashel na prezanton me motrën...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

Vangjeli: Thaçi dhe ish-krerët e tjerë e UÇK do lirohen, për pak javë do jenë në Prishtinë dhe Tiranë

February 18, 2026
“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

“Ukraina po rimerr terren”: Zëra (dhe përgënjeshtrime) për një kundërofensivë, rusët pa Starlink dhe Telegram

February 18, 2026
Mbreti rebel

Mbreti rebel

February 18, 2026
Masakra e Reçakut/ Walker: Ata që e mohojnë janë të përfshirë, Vuçiç është shembull shumë i mirë

William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë

February 18, 2026
Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

Trump mbledh nesër Bordin e Paqes, Kryeministri Rama niset drejt SHBA-ve

February 18, 2026

Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, dita e fundit e deklaratave përmbyllëse. Çfarë pritet të ndodhë sot

February 18, 2026
Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

Mbrojtja e të dhënave personale, Komisioneri kontrolle te kompanitë IT: 3 subjekte gjoba 95 mijë €

February 18, 2026
Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

Ish-ambasadori holandez në Kosovë: Gjykata Speciale u krijua nga shërbimi sekret serb!

February 18, 2026
Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

Si do të funksionojë Bordi i Paqes: Vetoja e Trump, struktura piramidale dhe 27 vendet anëtare

February 18, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, ulen temperaturat

Moti për sot me kthjellime dhe vranësira mesatare, ngrica në disa prej akseve rrugore

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In