• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Biznesi t’i thërrasë logjikës”, Rama: Nuk kemi nevojë të rrisim pagat që të fitojmë zgjedhjet! Njerëzit na besojnë

by A R
17/03/2023 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vazhduar ditën e sotme takimet me biznesin e madh për rritjen e pagës minimale.

Nga 1 Prilli i këtij viti, paga minimale do të rritet në 40 mijë Lekë e për këtë, kryeministri ka thënë që nuk është rritur në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit teksa ka shtuar se nuk kanë nevojë që të rrisin pagat për të fituar besimin e njerëzëve për të cilin ka theksuar se e kanë.

Kryeministri Rama ka deklaruar se rritja e pagës minimale do të bëhet për t’i dhënë të gjithëve një shtysë në një kohë që sipas tij, po bëhen problem burimet njerëzore për sipërmarrjen.

Edi Rama: Pa punonjësit, sipërmarrja nuk ekziston. Rritja e pagës minimale sot 400 mijë Lekë u diktua nga kjo. Ne nuk e kishim programuar. Paga minimale nuk është çështje dëshire. Problemi nuk është dëshira, por konkurrueshmëria, produktiviteti, kapaciteti që ka tregu dhe ekonomia për ta mbajtur. Mali i Zi bëri një rritje të pagës minimale përtej logjikës së konkurrueshmërisë, sot është një situatë dramatike dhe sot e ka borxhin mbi 100 për qind dhe nuk e di se si do të jetë e nesërmja.

Paga minimale ka një logjikë të vetën. Ne nuk mund të vazhdonim me programin që nuk ishte paralajmëruar, që do të thotë goditje për shkak të riorganizimit që i ka ndodhur ekonomisë dhe as luftës në Ukrainës dhe as inflacionin e luftës. Ne nuk mundëm që të mos reagonim përtej programeve elektorale të të gjitha partive, edhe të atyre të opozitës. 38 mijë Lekë ka qenë maksimumi për pagën minimale deri në 2025.

Në Prill, paga minimale bëhet 40 mijë Lekë dhe kjo nuk ka lidhje me fushata. Ne nuk kemi nevojë për të rritur pagat, për të fituar zgjedhjet sepse njerëzit na besojnë më shumë se ç’besojnë të tjerët. Por paga minimale është rritur është koha për t’i dhënë të gjithë bashkë një shtysë.

Nuk ekziston në sektorin e ndërtimit pagë minimale 40 mijë Lekë të vjetra, nuk ekziston. Sipërmarrësit kujtojnë se duke ju marrë punonjësve sigurimet, do të kenë të ardhmen të sigurtë. Jo nuk do ta kenë sepse do të mbeten pa punëtorë. Punëtorët kanë nevojë të ndjehen njerëz të respektuar dhe të motivuar për veten dhe për familjen. Është e pamundur që krahasimi të bëhet me pagat e Gjermanisë dhe Anglisë, vërtetë atje kanë paga më të larta, por nëse i hyn faturës së shpenzimeve, atëherë rezultati në fund është shumë më ndryshe. Ama kjo nuk mjafton sepse atje kanë këtë pjesën tjetër dinjitetin dhe respektin që duhet t’i japë kompania punonjësit. Nëse sot kontratat kolektive të punës, janë farsë, kjo duhet të ndryshojë. I kemi kalaur të gjitha fazat ku kemi pasur mirëkuptimin, gjërat janë në një fazë tjetër. Këto goditje që i kanë ndodhur të gjithëve.

Është koha që të shtyjmë shumë më fort me pagën në bazë, e cila për hir të së vërtetës është aq se nuk mundemi që të godasim prodhimin, ama problem është që në prodhim duhet të ndryshojë logjika e sipërmarrjes, edhe në aspektin e tranimeve dhe në aspektin e modernizimit të domosdoshëm.

/a.r

Next Post
Qëlloi me armë bariun pasi nuk i dha 100 mijë euro, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Qëlloi me armë bariun pasi nuk i dha 100 mijë euro, Gjykata lë në burg 28-vjeçarin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026
Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

Raporti: Si Orban ndihmoi Putin me çdo mjet dhe mënyrë

April 7, 2026
VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

VIDEO/ Makina në 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë

April 7, 2026
Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

Kina: Mjetet ushtarake nuk sjellin paqe

April 7, 2026
Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

Gjykata e Posaçme dënon me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi

April 7, 2026
“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

“Duam naftë pa taksa”, fermerët dhe blegtorët protestojnë te Ministria e Bujqësisë

April 7, 2026
Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

Joni Keta në krye të BKH-së, Gjykata Administrative rrëzon pretendimet se emërimi i tij ishte i jashtëligjshëm

April 7, 2026
“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

“Kemi arritur qëllimet tona ushtarake”, Vance: Të bindur se Teherani do përgjigjet para afatit të caktuar nga Trump

April 7, 2026
Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!

April 7, 2026
Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

Në kërkim prej tre vitesh nga Italia, arrestohet në Gjermani trafikanti shqiptar i kokainës

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In