• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Biznesi letër Ahmetajt: Rënia e euros po na fundos!

by A R
11/05/2018 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë i ka dërguar së fundmi një letër Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj dhe për dijeni kryeministrit Edi Rama, ku shpreh shqetësimin për rënien e shpejtë të euros në tregun e brendshëm.
Sipas tyre kjo situatë po shkakton humbje të mëdha tek eksportuesit dhe disa segmente të industrisë prodhuese.

Ata paralajmërojnë se nëse euro do të vazhdojë nënçmimin, kjo do të shoqërohet me rënie të fitimeve që do të sjellin më pak investime dhe vende pune. Për herë të parë prodhuesit kërkojnë që të bëhet një analizë e thelluar në mënyrë që të gjenden shkaqet reale të rënies së saj të fortë.

Në letër thuhet:

Nisur nga shqetësimet e marra nga industritë prodhuese-eksportuese shqiptare, mbi fenomenin që po përballen muajt e fundit si pasojë e ndryshimit të pakontrolluar dhe të shpejte të kursit të këmbimit të valutës së huaj, lind nevoja emergjente që ky shqetësim madhor të merret seriozisht në konsideratë nga institucionet shtetërore dhe në veçanti nga ministria Juaj.

Nga analizat e kryera përgjatë gjithë kësaj kohe mbi kompanitë prodhuese-eksportuese të disa sektorëve, vihet re se ky fenomen ka prekur drejtpërdrejt fitimin e eksportuesit duke i nxjerrë kompanitë me humbje, për ketë arsye nuk mund të qëndrohet më në pasivitet për këtë çrregullim të tregut valutor.

Ndryshimi i kursit gjatë këtij 4 mujori për vitin 2018, është i papritur dhe mjaft shqetësues për prodhuesit. ndërkohë që nuk është marrë asnjë masë për të rikthyer stabilitetin e kursit të këmbimit dhe nuk kemi informacion se çfarë do të ndodhe më tej.

Nëse kursi i këmbimit do të ndjekë të njëjtin ritëm në muajt në vazhdim, sipërmarrjet prodhues-eksportues do të rezultojnë me një fitim të përgjysmuar, çka do të thotë mungesë investimesh, mungesë rritje pagash, ulje të punësimit, etj.. Qeveria duhet të ketë kujdes në çdo politikë publike që ndërmerr, me qëllim që të sigurojë prodhuesit shqiptarë, që nuk do të ketë ndikim negativ në konkurrueshmërinë e produkteve “Made in Albania”. Aq më tepër edhe në kuadër të nismave rajonale për një ekonomi të përbashkët të Ballkanit Perëndimor.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë u bën thirrje Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për ngritjen e menjëhershme të një grupi pune për analizimin e kësaj situate, si dhe marrjen e masave për të ndaluar zhvIerësimin e monedhës së huaj në vend”, përfundon letra.

Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit Të Prodhuesve tha për “Monitor” se ata kërkojnë të gjendet shkaqet dhe arsyet që kanë çuar në zhvlerësimin e lartë të euros, pasi nuk ka një shpjegim të logjikshëm zyrtar të asaj që po ndodh. Rritja ekonomike nuk vlerësohet në nivele aq të larta sa të justifikojë këtë forcim të lekut, pohoi ai. Prodhuesit nuk kanë marrë ende një përgjigje nga ministri Ahmetaj.

Euro ka hyrë në një trajektore rënëse në tregun e brendshëm që në gjysmën e dytë të vitit 2016, duke zbritur në 136 lekë në dhjetor, nga niveli prej 140 lekësh që ishte stabilizuar në periudhën 2010-2015. Tkurrja vijoi edhe përgjatë vitit 2017, ku euro e mbylli vitin me një mesatare prej 134 lekësh. Më i fortë ka qenë nënçmimi në muajt e parë të këtij viti, ku ditët e fundit euro zbriti nën 127 lekë, niveli më i ulët që nga shkurti i vitit 2009. Rënia e monedhës së përbashkët ka tërhequr dhe dollarin, i cili ka zbritur në 106 lekë, nga gati 130 lekë që ishte në fillim të vitit 2017.

Sipas vlerësimeve të mëparshme të Monitor, më të humbur janë eksportuesit, si në euro ashtu dhe në dollarë, të ardhurat e të cilëve do të jenë 120 milionë euro më të ulëta këtë vit, vetëm si efekt i zhvlerësimit të dy monedhave.

ma.me

Next Post
Kush është Entela (Eleni) Foureira, “grekja” nga Fieri që përfaqëson Qipron në Eurovision

Kush është Entela (Eleni) Foureira, "grekja" nga Fieri që përfaqëson Qipron në Eurovision

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

Edhe Bjellorusia në Bordin e Paqes, Lukashenko i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump

January 19, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës…

Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës…

January 19, 2026
“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

“Niko je damkosur sot pas Ramës si provokatori më i madh!”-Tedi Blushi: Jeni bërë mburojë e korrupsionit

January 19, 2026
Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

Opozita, kaos në sallë/ Sesioni i ri parlamentar, Peleshi: Shqipëria në fazë të re, integrimi kërkon konsensus të gjerë!

January 19, 2026
I morën rreth 2 milionë lekë biznesmenit në Korçë për të mos i vendosur gjobë, në arrest dy inspektorët e ISHTI-t

Mashtrimet në “Call Center” në Tiranë, GJKKO cakton arrest me burg për 6 persona (EMRAT)

January 19, 2026
Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

Tensione në Kuvend gjatë sesionit të ri/ Bardhi-Peleshit: Ke shkelur ligjin, po bëhesh “mburojë” e…

January 19, 2026
Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

January 19, 2026
Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

Mbeti i vrarë në burgun grek/ Detajet, Jani Aliaj autor i vrasjes së Elton Çiços, e shkuara e errët e 49-vjeçarit (FOTO)

January 19, 2026
Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

Projektligji për Policinë Bashkiake, Koçiu: Përmirësim i shërbimeve dhe rritje e sigurisë publike

January 19, 2026
Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

Begaj në Moldavi, takon homologen e tij: Shqipëria dhe Moldavia rikonfirmojnë angazhimin e përbashkët për integrimin evropian

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In