• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Biznesi i vogël, procedura si do të paguhen tani taksat

by Java News
28/01/2016 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset me xhiro vjetore 5-8 mln lekë do parapaguajnë këstet çdo tre muaj brenda datave 20 prill, 20 korrik, 20 tetor, 20 dhjetor…

Me hyrjen në fuqi të Paketës Fiskale 2016, ndryshon edhe niveli dhe mënyra se si, biznesi i vogël që ka një xhiro deri në 8 milionë lekë do të paguajë taksat gjatë periudhës në vijim.

Që nga janari i këtij viti shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5 për qind.

Ndërsa  tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit.

Në ndryshimet e reja ligjore këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë.

Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore ose në Postën Shqiptare, këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt: janar, shkurt e mars; brenda datës 20 korrik, për muajt: prill, maj e qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt: korrik, gusht e shtator; dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt: tetor, nëntor dhe dhjetor.

Si ishte

Më parë, shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 2 (dy) deri në 8 (tetë) milionë lekë, ishte 7,5 (shtatë presje pesë) për qind, por jo më pak se 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në vit.

Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë ishte 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në vit.

Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për vitin vijues, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 2 (dy) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariteshin në bazë të të dhënave të deklaratës tatimore të një viti më parë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës tatimore vjetore përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave. Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi parapaguan, në llogarinë e organeve tatimore ose Postës Shqiptare, këstet tremujore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin të biznesit të vogël, brenda datës 20 prill, për muajt janar, shkurt dhe mars; brenda datës 20 korrik, për muajt prill, maj dhe qershor; brenda datës 20 tetor, për muajt korrik, gusht dhe shtator dhe brenda datës 20 dhjetor, për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor. Tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë në vit paguajnë si tatim të thjeshtuar mbi fitimin një tatim fiks, në masën 25 000 (njëzet e pesë mijë) lekë në vit. Kjo pagesë kryhet brenda gjashtëmujorit të parë të çdo viti. Tatimpaguesit

me qarkullim nga 0 (zero) deri në 2 (dy) milionë lekë në vit, të cilët fillojnë ushtrimin e aktivitetit gjatë gjashtëmujorit të dytë të vitit, paguajnë detyrimin e tyre tatimor proporcional brenda datës 20 dhjetor të vitit vijues.

Tatimpaguesit me qarkullim nga 0 deri në 2 milionë lekë në vit paguanin tatimin fiks, në masën 25 000 lekë në vit, te drejtoritë rajonale tatimore brenda gjashtëmujorit të parë të çdo viti, te bankat e nivelit të dytë dhe Postës Shqiptare, për llogari të drejtorisë rajonale tatimore.

Monitor

Next Post

Ja si të përfitoni para nga Instagrami

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

Vritet “El Mencho”, lideri i kartelit të fuqishëm në Meksikë

February 22, 2026
FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

FOTO/ “A të kujtohet kur…”, zbulohet e dashura sekrete e Jeffrey Epstein!

February 22, 2026
13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

13-vjeçarja ‘e lindur’ për Parlament? Nxënësja nga Elbasani që u bë virale me fjalimin e saj në Kuvend!

February 22, 2026
Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In