• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bizneset që po lulëzojnë nga aksioni informalitetit

by
29/09/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë biznese ulën qepenat në ditët e para të aksionit anti-informalitet. Të tjerë u trembën se mos mallrat pa faturë u sekuestroheshin. Të palicencuarit u dyndën në QKR për t’u regjistruar, ndërsa shumë nxituan të pajiseshin me kasë fiskale. Edhe në pikat më të vogla të shitjes të gjithë nxituan t’u jepnin klientëve fatura. Në treg filluan të ndihen probleme në furnizimin e mallrave, teksa shitësit me shumicë u trembën nga një ndryshim në Ligjin e Procedurave, ku shumica nuk do të lejojet të shesë për individët. Kompanitë nxituan të deklaronin punonjësit, që deri tani i kishin mbajtur në të zezë (vetëm javët e fundit janë deklaruar 60 mijë punonjës, sipas burimeve zyrtare).

Dhe nga gjithë kjo “rrëmujë” që shkaktoi aksioni i paralajmëruar i qeverisë për të ulur nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë e vendit, ka disa lloje biznesesh që po dalin të fituar. I kemi grupuar në tre kryesore:

1) Operatorët e autorizuar të kasave fiskale. Janë pesë operatorë të licencuar nga qeveria shqiptare për këtë shërbim. Deri para nisjes së aksionit anti informalitet, sipas operatorëve të autorizuar, numri i kasave të shpërndara ishte rreth 60 mijë. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pohuar në daljen e fundit për shtyp se janë rreth 16 mijë kasa më shumë që raportojnë, ndërkohë që në bazë të numrit të bizneseve të regjistruara në vend dhe duke marrë parasysh se jo të gjithë sipërmarrjet janë të detyruara të pajisen me kasa, vlerësohet se potenciali arrin deri në 120 mijë kasa. Megjithatë, norma e fitimit të kompanive është reduktuar, pasi çmimi i kasave fiskale ra nga 330 në 279 euro aktualisht.

Një tjetër biznes i madh është në horizont në këtë fushë. Ministria e Financave pranon se po punon me një propozim tëpakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore, ndërkohë që po në këtë kuadër pritet që të jepet dhembledhja e TVSH me koncesion, një biznes super i madh ky.

2) Ekonomistët, zyrat e kontabilitetit. Të paqartë për ndryshimet ligjore dhe rrugën që duhet të ndjekin, shumë biznese të vogla u janë detyruar ekonomistëve dhe zyrave të kontabilitetit. “Më parë, puna jonë nuk vlerësohej shumë. Një ekonomist mund të mbante 10 dyqane të vogla, me një tarifë qesharake prej 1,000 lekësh në muaj”, thotë Genti, ndërsa tani është i bindur se puna e tyre do të jetë më e paguar, ndërsa sipërmarrjet e vogla që punojnë në kushtet e mbijetetsës do të jenë të detyruara të vetë-selektohet, kur të bëjnë llogaritë e të shohin, që aktiviteti nuk u rezulton me leverdi, pas formalizimit të plotë. Në kushtet e reja të deklarimit të rregullt, bizneset e vogla nuk mund të “mbijetojnë” pa një ekonomist, përndryshe rrezikojnë të bëhen subjekt i gjobave, që janë rritur aq shumë, sa vetëm po të marrësh dy prej tyre rrezikon të mbyllësh aktivitetin.

Një tjetër kategori që pritet të përfitojnë janë Big Four (kompanitë ndërkombëtare të auditimit), teksa sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat, kompanitë që auditohet nga Big Four do t’i shpëtojnë kontrolleve.

3) Noterët. Të detyruar të noterizojnë kontratat e qirasë së ambienteve ku ushtrojnë aktivitetin, bizneset janë dyndur tek noterët, që e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një tarife prej 3000-4000 lekësh. Dhoma e Noterëve nënshkroi para pak javëve edhe një marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, që mundësoi regjistrimin e bizneseve të reja edhe tek noteri (megjithëse ky shërbim kryhet me një tarifë minimale prej 200-300 lekësh).

Një tjetër kategori biznesi që ka parë rritje të aktivitetit, ndonëse jo e lidhur direkt me aksionin, është ajo e përmbaruesve private. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i bizneseve dhe i bankave që kërkojnë të marrin paratë e tyre që u kanë borxhe individët apo subjektet e treta, përmes përmbaruesve./Monitor/

Next Post

Shqipëri-Serbi, në Elbasan Arena do të këndojnë këngëtarë serbë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

“Pagesa deri në 150 mijë lekë në muaj”, rritet ndjeshëm kërkesa për kujdestarë të moshuarish në Shqipëri

April 12, 2026
Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In