• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Bizneset që po lulëzojnë nga aksioni informalitet

by Java News
29/09/2015 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset që po lulëzojnë nga aksioni informalitet

Lotaria tatimore dhe TVSH me koncesion; operatorët e kasave; studiot e kontabilitetit dhe ekonomistët; noterët etj, janë të fituarit nga aksioni masiv anti-informalitet…

Shumë biznese ulën qepenat në ditët e para të aksionit anti-informalitet. Të tjerë u trembën se mos mallrat pa faturë u sekuestroheshin. Të palicencuarit u dyndën në QKR për t’u regjistruar, ndërsa shumë nxituan të pajiseshin me kasë fiskale. Edhe në pikat më të vogla të shitjes të gjithë nxituan t’u jepnin klientëve fatura. Në treg filluan të ndihen probleme në furnizimin e mallrave, teksa shitësit me shumicë u trembën nga një ndryshim në Ligjin e Procedurave, ku shumica nuk do të lejojet të shesë për individët. Kompanitë nxituan të deklaronin punonjësit, që deri tani i kishin mbajtur në të zezë (vetëm javët e fundit janë deklaruar 60 mijë punonjës, sipas burimeve zyrtare).

Dhe nga gjithë kjo “rrëmujë” që shkaktoi aksioni i paralajmëruar i qeverisë për të ulur nivelin e lartë të informalitetit në ekonominë e vendit, ka disa lloje biznesesh që po dalin të fituar. I kemi grupuar në tre kryesore:

1)Operatorët e autorizuar të kasave fiskale. Janë pesë operatorë të licencuar nga qeveria shqiptare për këtë shërbim. Deri para nisjes së aksionit anti informalitet, sipas operatorëve të autorizuar, numri i kasave të shpërndara ishte rreth 60 mijë. Ministri i Financave Shkëlqim Cani ka pohuar në daljen e fundit për shtyp se janë rreth 16 mijë kasa më shumë që raportojnë, ndërkohë që në bazë të numrit të bizneseve të regjistruara në vend dhe duke marrë parasysh se jo të gjithë sipërmarrjet janë të detyruara të pajisen me kasa, vlerësohet se potenciali arrin deri në 120 mijë kasa. Megjithatë, norma e fitimit të kompanive është reduktuar, pasi çmimi i kasave fiskale ra nga 330 në 279 euro aktualisht.

Një tjetër biznes i madh është në horizont në këtë fushë. Ministria e Financave pranon se po punon me një propozim të pakërkuar (koncesion) për lotarinë tatimore, ndërkohë që po në këtë kuadër pritet që të jepet dhe mbledhja e TVSH me koncesion, një biznes super i madh ky.

2)Ekonomistët, zyrat e kontabilitetit. Të paqartë për ndryshimet ligjore dhe rrugën që duhet të ndjekin, shumë biznese të vogla u janë detyruar ekonomistëve dhe zyrave të kontabilitetit. “Më parë, puna jonë nuk vlerësohej shumë. Një ekonomist mund të mbante 10 dyqane të vogla, me një tarifë qesharake prej 1,000 lekësh në muaj”, thotë Genti, ndërsa tani është i bindur se puna e tyre do të jetë më e paguar, ndërsa sipërmarrjet e vogla që punojnë në kushtet e mbijetetsës do të jenë të detyruara të vetë-selektohet, kur të bëjnë llogaritë e të shohin, që aktiviteti nuk u rezulton me leverdi, pas formalizimit të plotë. Në kushtet e reja të deklarimit të rregullt, bizneset e vogla nuk mund të “mbijetojnë” pa një ekonomist, përndryshe rrezikojnë të bëhen subjekt i gjobave, që janë rritur aq shumë, sa vetëm po të marrësh dy prej tyre rrezikon të mbyllësh aktivitetin.

Një tjetër kategori që pritet të përfitojnë janë Big Four (kompanitë ndërkombëtare të auditimit), teksa sipas ndryshimeve në ligjin për procedurat, kompanitë që auditohet nga Big Four do t’i shpëtojnë kontrolleve.

3)Noterët. Të detyruar të noterizojnë kontratat e qirasë së ambienteve ku ushtrojnë aktivitetin, bizneset janë dyndur tek noterët, që e ofrojnë këtë shërbim kundrejt një tarife prej 3000-4000 lekësh. Dhoma e Noterëve nënshkroi para pak javëve edhe një marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, që mundësoi regjistrimin e bizneseve të reja edhe tek noteri (megjithëse ky shërbim kryhet me një tarifë minimale prej 200-300 lekësh).

Një tjetër kategori biznesi që ka parë rritje të aktivitetit, ndonëse jo e lidhur direkt me aksionin, është ajo e përmbaruesve private. Vitet e fundit është rritur ndjeshëm numri i bizneseve dhe i bankave që kërkojnë të marrin paratë e tyre që u kanë borxhe individët apo subjektet e treta, përmes përmbaruesve./Monitor

Next Post

Shtëpia e lindjes së Ismail Kadaresë, muze në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

Juristi: Kushtetuesja nuk i dha zgjidhje mosmarrëveshjes së kompetencave mes dy pushteteve, duhej të pyeste “Venecian”

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In