• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bizneset i bashkohen nismës së Bashkisë së Tiranës për mbjelljen e pemëve

by Java News
25/03/2019 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga një vend, i cili para dy vitesh shërbente si vend për grumbullimin e mbetjeve urbane, pjesa jugore e Parkut të Liqenit po shndërrohet dita-ditës në një nga zonat më të parapëlqyera për kalimin e kohës së lirë nga qytetarët. Kjo falë investimet në infrastrukturë të Bashkisë së Tiranës, por edhe si rrjedhojë e pyllëzimit të zonës me pemë të reja. Aksionit të mbjelljeve të pemëve sot në këtë zonë iu bashkuan edhe dhjetra biznese e qytetarë, të cilët iu përgjigjën thirrjes së bashkisë për të kontribuar për një qytet sa më të gjelbër.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi angazhimin e bizneseve pjesëmarrëse në këtë aksion, ndërsa theksoi se një qytet bëhet më i mirë kur të gjithë kontribuojnë për ta bërë atë më të jetueshëm. “Pavarësisht nëse dikush punon në privat dhe në fakt, bën bilancin e biznesit të vet, por në fund fare të gjithë duhet të bëjmë bilancin e Tiranës dhe kur bilanci i Tiranës del pozitiv kemi fituar të gjithë. Sot jam shumë i lumtur që na janë bashkuar shumë kompani. Jemi afër rekordit tonë, kemi edhe 2-3 javë derisa ta thyejmë këtë rekord, por megjithatë them se kur një kompani e kupton që bilanci i Tiranës është po aq i rëndësishëm sa bilanci i biznesit të vet, do të thotë që kemi arritur një stad tjetër zhvillimi”, tha Veliaj.

Ai theksoi se angazhimi në një aksion të tillë tregon përgjegjshmërinë komunitare të kompanive dhe garanton një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. “I jam sot shumë mirënjohës shumë kompanive të tjera që janë bërë pjesë e këtij sprinti për të mbjellë pemë. Kush mbjell pemë, e sigurt që nuk këput pemë dhe kush mbjell pemë, e sigurt që ndihmon dikë në nevojë; kush mbjell pemë, e sigurt që nuk ndot dhe nuk hedh plehra, ndaj besoj më shumë se sa një proces gjelbërimi, është një proces emancipimi. Kur çdo kompani merr kohë nga dita e vet e punës për këtë projekt emancipimi, do të thotë që Tirana e ka të ardhmen e  sigurt dhe shumë më të mirë se ajo që kaloi”, shtoi Veliaj.

Gjithashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpreh se kontributi i gjithkujt në të mirë të qytetit është mirëpritur. “Sigurisht, në këto 4 vitet e para, mësuam se bashkimi bën fuqinë. Nuk e bën dot një kryetar bashkie, sado i mirë të jetë, apo një administratë, sado e përkushtuar të jetë, nëse të gjithë nuk e shohin Tiranën si familjen tonë të përbashkët. Më vjen mirë që ia kemi mbërritur kësaj dite dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë”, tha Veliaj.

g.kosovari

Next Post
VIDEO: Momenti kur Berisha e quante braktisjen e parlamentit koncept monist

VIDEO: Momenti kur Berisha e quante braktisjen e parlamentit koncept monist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In