Drejtoria e Tatimeve deklaroi se, shtimi i bizneseve në borxh ndaj shtetit është e lidhur me forcimin e ligjit dhe përmirësimin e administrimit fiskal.
Sipas Tatimeve, gjatë kësaj periudhe janë zbuluar 10.4 miliardë lekë borxh i paraportuar, si dhe janë publikuar në listë tatimpaguesit me detyrime mbi 1 mijë lekë. Po kështu është pastruar regjistri nga mosdeklaruesit dhe është ulur vlera e gjobave.
Sipas Tatimeve, ky forcim i administrimit filloi të japë efekte, duke rritur progresivisht numrin e tatimpaguesve në listën e borxhit, ku pjesa më e madhe ishin tatimpagues, për të cilët nuk ishte ndjekur asnjëherë ndonjë masë shtrënguese, gjatë gjithë periudhës përpara Tetorit 2013.