• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Biznes” droge në Selanik, sekuestrohen pasuritë e çiftit nga Fieri që u kapën me gjysmë toni kokainë

by A R
10/11/2023 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e një çifti shqiptar, që u kap pak kohë më parë duke trafikuar mbi 580 kg kokainë në Greqi.

Bëhet fjalë për Arjan dhe Lutmira Xhafaj, të cilët ndodhen të arrestuar në Greqi. U janë sekuestruar një tokë truall, një ndërtesë dhe një makinë tip “Golf”.

Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.1523, datë 02.11.2023, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e informacioneve të publikuara në media dhe verifikimeve të kryera, sipas të cilave njoftohen të dhëna se shtetasit A. Xh. dhe L. Xh., me banim në Fier, janë arrestuar në Greqi për kapjen e 585 kg e 208 gramë lëndë narkotike “kokainë” dhe dyshohet se kanë pastruar në vendin tonë të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet  hetimore të kryera në dinamikë në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shkëmbimit të informacionit me organet e tjera ligjzbatuese, si dhe analizimit e kryqëzimin të të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve A.X. e L.Xh, si më poshtë:

–          Pasuri e paluajtshme nr. 24/198, vol. 30, fq. 230,  lloji “truall” me sipërfaqe 300 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 110.70 m2, ndodhur në Vlorë;

–          Shuma monetare 40,000 Euro;

–          Automjet i markës “Volswagen”, model “Golf”, viti i prodhimit 2010.

Si ranë agjentët e DEA-s në gjurmët e drogës?

Agjentët e DEA-s në Athinë dhe prokurorët e antidrogës në Selanik morën informacionin për organizatën që importonte drogë nga Amerika Latine, ndoshta nga Ekuadori dhe po përgatitej për ta sistemuar në një shtëpi në lindje të Selanikut.

Menjëherë policia lokalizoi banesën dhe mbajti familjen nën vëzhgim. Pasditen e 28 shtatorit ora 15.25 dy makina parkuan në oborrin e shtëpisë së veçuar në  Neios Epivates. Rreth dy orë më vonë, në orën 17:40, dy mbesat e 50-vjeçarit dhe bashkëpunëtori i tyre 33-vjeçar iu afruan automjeteve dhe nisën t’i mbushnin me çanta blu IKEA.

Gjatë ngarkimit, si 50-vjeçari dhe bashkëshortja e tij qëndronin në oborrin e shtëpisë duke mbikëqyrur procesin. Pas ngarkimit të drogës, makinat u larguar në drejtim të Selanikut. Në këtë moment ndërhyri policia dhe kreu arrestimin.

Disa nga pakot kishin simbolin nazist dhe sipas zyrtarëve të antidrogës ka të bëjë me praktikën e ndjekur nga kartelet e Amerikës Latine të përdorimit të logove për të identifikuar sasitë e kokainës që prodhojnë në laboratorët e tyre.

Në gjykatë të arrestuarit kanë thënë se ishin vetëm transportues dhe ‘po zbatonin një urdhër’, ndërsa 50-vjeçari është shprehur se do të merrte 50 mijë euro për transferimin e drogës. Nga ana tjetër bashkëshortja e saj ka mohuar të ishte e përfshirë në këtë trafik.

/a.r

Next Post
“Ka 3 vjet që e ngacmon, shumë i ndyrë”, flet e afërmja e 12-vjeçares në Maliq: I thoshte ‘hajde, hajde’…

“Ka 3 vjet që e ngacmon, shumë i ndyrë”, flet e afërmja e 12-vjeçares në Maliq: I thoshte ‘hajde, hajde’…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

Tensionet në Lindjen e Mesme, Netanyahu urdhëron zgjerimin e zonës së sigurisë në jug të Libanit

March 29, 2026
Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

Edmondi i kërkon lekët borxh krushkut pas 12 vitesh, Sherifi: Më jep e ca të tjera, se më duhen…

March 29, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

March 29, 2026
Shërbim Prove….

Kush kërkon kaos në Shqipëri?

March 29, 2026
Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

Irani kërkon sovranitet mbi Ngushticën e Hormuzit: Të gjitha vendet duhet të paguajnë taksë

March 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

March 29, 2026
E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

E rëndë në Vlorë/ Tre persona dhunojnë pronarin e një lokali në Lungomare, dërgohet me urgjencë në spital

March 29, 2026
Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In