Ka përfunduar takimi treditor midisi ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe homologut të tij grek, Nikos Kotzias. Takimi u zhvillua në një hotel të vogël në qytetin juglindor.
Delegacioni greke është nisur drejt pikës kufitare të Kapshticës në drejtim të Athinës.
Takimi nisi të premten e shkuar në orën 15:00 për të përfunduar mesditën e sotme. Ende nuk dihet nëse palët kanë gjetur zgjidhje për çështjet e hapura midis dy vendeve, siç janë çështja çame, kufiri detar apo varrezat greke.
a.ç