Bisedimet për Ukrainën, shefi i NATO-s dhe 6 liderët e Evropës mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë! Trump: E di se çfarë po bëj! 

Pas samitit të së premtes në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të pritet nga Trump, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte.

I pari që mbërriti në Shtëpinë e Bardhë ishte shefi i NATO-s, Rutte, e pas tij menjëherë kryeministri britanik Keir Starmer, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti finlandez Alexander Stubb.

Presidenti i SHBA Donald Trump shkroi në Truth se do t’i jap fund kësaj lufte.

“E di saktësisht se çfarë po bëj me Rusinë dhe Ukrainën. Jam këtu për t’i dhënë fund luftës’, shkruan ai.

Volodymyr Zelensky mbërrito në Uashington sot, ku ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin e posaçëm të SHBA për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg. Në një postim në Telegram, Zelensky dënoi sulmet ruse në Kharkiv dhe Zaporizhzhia, ndërsa tha se Putin po poshtëron paqen.

“Makineria ruse e luftës vazhdon të shkatërrojë jetë, pavarësisht gjithçkaje. Putini do të kryejë vrasje demonstrative dhe cinike për të ruajtur presionin mbi Ukrainën dhe Evropën dhe për të poshtëruar përpjekjet diplomatike”, shkruan ai.

Sipas axhendës, në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë mbërritën në orën 18:00. Në orën 19:15 (sipas asaj shqiptare) pritet të nisë takimi dy palësh mes Zelenskyt dhe Trump. Më pas do të përshendeten  me udhëheqësit evropianë në 20:15. Çerek ore më vonë është planifikuar një foto në grup dhe takimi i përbashkët në 21:00.

Me të mbërritur në Uashington, Zelensky, përmes një postimi në X, shprehu mirënjohje për SHBA-të dhe miqtë evropianë, teksa shtoi se duhet ushtruar presion ndaj Rusisë që të arrihet një paqe e drejtë dhe t’i jepet fund luftës që nisi ajo vetë. Nga ana tjetër, Trump, para takimit, shkroi në Truth Social se është Zelensky ai që ka në dorë t’i japë fund luftës nëse dëshiron dhe se nuk mund të pretendojë të rimarrë Krimenë tashmë të aneksuar nga Rusia apo të anëtarësohet në NATO.

“Disa gjëra nuk ndryshojnë kurrë!”, shkroi mes të tjerash Trump.

Takimi i sotëm në Shtëpinë e Bardhë vjen pas episodit ‘kaotik’ të shkurtit në Zyrën Ovale, kur presidenti amerikan e akuzoi homologun ukrainas për mosmirënjohje dhe i kritikoi se po luan ‘bixhoz me Luftën e Tretë Botërore’.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.