Një ditë pas raundit të parë të bisedimeve mes Greqisë dhe Shqipërisë, në lidhje me marrëveshjen e re për çështjen e detit ka reaguar Minsitria e Jashtme e Greqisë e cila ka përshëndetur klimën pozitive e konstruktive te raundit te pare te bisedimeve.
Me një deklarate zyrtare e tepër te shkurtër, ministria greke informon se me 30 prill u zhvillua ne Tiranë raundi i parë i bisedimeve për përcaktimin e zonave detare te dy vendeve dhe se takimi u krye në klime bashkëpunimi e ishte konstruktiv.
Ne te njejtat vleresime ka qene edhe Ministria shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme e cila njoftoi mbreme përmes një deklarate të shkurtër se bisedimet u zhvilluan “në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese”.
Mbajtja e këtij raundi të parë në Tiranë ishte paralajmëruar nga ministri Ditmir Bushati më herët. “Me datë 30 prill 2018, u zhvillua në Tiranë raundi i parë i bisedimeve mes Shqipërisë dhe Greqisë për kufizimin e zonave detare. Takimi u zhvillua në një klimë konstruktive dhe bashkëpunuese.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
ma.me/javanews.al