• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Bisedimet në Bruksel: Rivitalizimi i Urës së Ibrit para 25 gushtit

by A R
03/08/2016 15:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka përfunduar në Bruksel raundi i bisedimeve mes palës së Kosovës dhe asaj serbe në lidhje me zhbllokimin e marrëveshjeve të cilat janë bllokuar për një vit.
Sipas një komunikate të zyrës së kryeministrit, ky raund i bisedimeve ka zgjatur mbi 19 orë.

“Me gjithë faktin se këto kanë qenë bisedime mjaft të vështira, por në një atmosferë konstruktive të ndërmjetësuara nga Drejtoresha e BE-së për Evropën Perëndimore dhe Ballkanin, znj. Angelina Eichhorst, është shënuar progres në zhbllokimin e marrëveshjeve në fushën e heqjes së barrikadës nga ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë dhe marrjen e kodit telefonik shtetëror për Kosovën”, thuhet në një komunikatë ku citohet ministrja për Dialog, Edita Tahiri, e cila kryeson delegacionin e Kosovës në Bruksel.

Siç theksohet në komunikatë angazhimi i Bashkimit Evropian në këto bisedime ka qenë maksimal në mënyrë që këto dy çështje më në fund të zbatohen dhe qëndrimi i BE-së ka qenë i qartë që palët duhet t’i plotësojnë obligimet e tyre zbatuese, duke theksuar se ky dialog është për fqinjësinë e mirë dhe është kusht për të dyja shtetet në rrugën e tyre të integrimit evropian.

“Delegacioni i Republikës së Kosovës ka qenë plotësisht i angazhuar në mbrojtjen e interesave shtetërore duke marrë parasysh se kodi telefonik shtetëror për Kosovën ka një rëndësi të madhe në fushën e telekomunikacionit sidomos në planin e sovranitetit ndërkombëtar në Telekom. Ministrja Tahiri theksoi se në çështjen e kodit telefonik për Kosovën bisedimet kanë shënuar progres dhe në ditët në vazhdim do të mbahet takimi i radhës në të cilin do të përmbyllet çështja e kodit telefonik shtetëror për Kosovën”.

Tahiri vlerësoi se angazhimi i grupit të punës për çështje të Telekomit i kryesuar nga Kreshnik Gashi, kryesues i grupit shtetëror punues për çështje të Telekomit në dialogun e Brukselit ka qenë maksimal, si dhe ka treguar kompetencë dhe përgjegjësi të lartë shtetërore për zbatimin e përpiktë të marrëveshjes për Telekomin, e cila Kosovës i mundëson kodin telefonik +383 dhe që së shpejti ITU pritet t’ia alokojë Kosovës.

“Ky raund i bisedimeve u fokusua edhe në çështjen e zhbllokimit të marrëveshjes për heqjen e barrikadës dhe rivitalizimin e urës së Mitrovicës ku bisedimet zgjatën deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme. Qëllimi i këtyre bisedimeve ishte që sa më shpejtë të fillon procesi i revitalizimit të urës dhe qëndrimi i Bashkimit Evropian ishte i qartë që kjo çështje nuk mund të zvarritet më tej dhe sipas tyre rivitalizimi duhet të fillojë para datës 15 gusht 2016”.

/KosovaPress/

Next Post

Ja disa gënjeshtra mbi nxirjen e lëkurës gjatë stinës së verës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

March 17, 2026
Heqja e titullit ‘’Nderi i Kukësit’’, Minxhozi: Akt i padenjë ndaj Veton Surroit, por episod periferik

Fituam – Po fitojmë – Na dërgoni ndihmë!

March 17, 2026
Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

Fondet evropiane për Bujqësinë, KE: S’ka afat për nisjen e IPARD III!

March 17, 2026
24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

24-vjeçari në Itali rrëfen dhunën para vrasjes së studentes shqiptare Ilaria Sula: E godita me grusht në fytyrë, s’e di sa herë!

March 17, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Kjo është lufta jonë

March 17, 2026
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës: Një vendim i drejtë!

March 17, 2026
Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

Hoxha vizitë zyrtare në Spanjë: Rritje e partneritetit në tregti, turizëm, energji të qëndrueshme

March 17, 2026
Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

Putin i fiksuar pas ‘masave të sigurisë’ pas vrasjes së Khameneit! Moska bllokon Telegram, WhatsApp dhe YouTube

March 17, 2026
Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë

March 17, 2026
Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

Greqia refuzon pjesëmarrjen në luftë, Mitsotakis: S’angazhohemi në operacione kundër Iranit

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In