Tregjet e aksioneve europiane e filluan javën në rritje, të inkurajuara nga perspektiva e rifillimit të bisedimeve tregtare midis Kinës dhe SHBA-së, që priten të rinisin të enjten, gati një muaj pas hyrjes në fuqi të tarifave doganore reciproke të reja.
Sipas informacioneve të shtypit, Kina e ka kufizuar numrin e temave që dëshiron të diskutojë me zyrtarët amerikanë gjatë këtyre bisedimeve, ndërsa Shtëpia e Bardhë tha se të gjitha temat do të jenë për diskutim, përfshirë subvencionet masive të ndërmarrjeve shtetërore kineze, që Pekini nuk dëshiron t’i trajtojë më.
/a.r