• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bisedimet e anëtarësimit, Civici: Afat i ngjeshur dhe me shumë volum për ekonominë

by A M
19/01/2025 15:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria ka nisur vetëm pak muaj më parë bisedimet mbi kapitujt e parë për anëtarësim në BE, por ritmet e çeljes dhe pritshmëritë për t’i mbyllur qëndrojnë deri tani në nivele rekord.

Procesi i integrimit europiane është dominuar nga diskutimet me natyrë politike ose ligjore, ndërkohë që Kapitujt e zhvillimit ekonomik janë nga më të vështirët.

Ekspertët e ekonomisë mendojnë se kjo ecuri që do të prekë edhe bisedimet për këta sektorë, duhet të shoqërohet me diskutime në grupet e interesit për të realizuar atë që synon integrimi.

Akademik Ardian Civici i tha televizionit publik se identifikimi dhe diskutimi publik edhe i çështjeve ekonomike në raport me legjislacionin e BE-së është detyrë e shtruar për zgjidhje.

“Tre janë drejtimet kryesore që do të përbëjnë dhe thelbin e këtyre negociatave. Së pari ka të bëjë me një problem madhor në lidhje me atë që quhet konvergjenca ekonomike. Pra, fillimi i përshtatjes dhe rikonstruktimit të ekonomisë shqiptare në funksion të produktivitetit dhe eficensës të saj për tu përafruar me të paktën e tregueseve mesatar të ekonomisë së vendeve europiane”.

Nga ana tjetër vetë klima e biznesit është një fushë e hapur për ndryshimet e pritshme të legjislacionit.

“Të gjithë kapitujt që kanë të bëjnë me atë që quhet klimë biznesi apo se si funksion biznesi që nga pjesa ligjore dhe shumë element të tjerë funksional që duhen të përshtaten me rregullat e BE-së. ku përfshihen natyrisht dhe marrëdhëniet tregtare dhe integrimi ekonomik dhe integrimi i biznesit”.

Një raport i tretë lind nga referenca e politikave ekonomike të vendit përkundrejt objektivave europiane.

“Detyrimet që ka Shqipëria apo fillimin e integrimit të përshtatjes me politikat kryesore ekonomike, industriale, tregtare dhe të zhvillimit të qëndrueshëm që ka vetë BE-ja sepse do fillosh të kuptosh që kjo ekonomi do të bëhet pjesë e kësaj ekonomie të madhe europiane. Në gjithë dokumentat e veta BE-ja vazhdimisht përcakton linjat kryesore strategjike të politikave ekonomike, industriale, energjetike apo dhe politika të tjera që lidhem me negociatat që përfshijnë ekonominë.”

Akademik Civici mendon se praktika e integrimit për kapitujt ekonomikë duhet të dalë tej tryezat e ekspertëve dhe të komunikohet me grupet e interesit.

“Akoma nuk jemi në atë nivel që duhet në një këndvështrim më të gjerë. nuk bëhet fjalë këtu për grupet negoiciatore që natyrisht janë të përgatitura dhe e dinë për çfarë flasin dhe për çfarë negociojnë por përgjithësisht edhe në opinionin shqiptar pjesa e integrimit që lidhet me ekonominë është parë si një mënyrën për të thithur më shumë fonde apo për të përfituar nga disa politika tregtare.”

Po ashtu, e rëndësishme në këtë moment përmbajtja ndaj afateve.

“Afatet kanë lidhje me përshtatjen e gjithë sistemit ligjor dhe institucional. Ndryshimet ekonomike që priten nga këto ndryshime, natyrisht që do kërkojnë dhe kohë më të gjatë dhe më shumë financim dhe politika më shumë adekuate ekonomike dhe financiare”

Shqipëria po zbaton për herë të parë një proces rekord në kohë të kryerjes së negociatave gjë që e ka vënë aktualisht në të njëjtin volum negocimi me Malin e Zi që i ka nisur bisedimet 12 vjet më parë.

/rtsh.al/

Next Post
“Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania”/ Rama – komentueses: Keni marrë katër herë…

“Një muaj e gjysmë për të marrë një certifikatë në e-Albania”/ Rama - komentueses: Keni marrë katër herë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

Pas sulmeve me 15 të vrarë në Bondi, shteti australian planifikon ligje më të ashpra për gjuhën e urrejtjes

December 20, 2025
Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

Zbulohet plani i dhëndrit të Trump për “Rivierën e Gazës”, me hotele luksoze dhe rrjete Inteligjence Artificiale

December 20, 2025
Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

Analiza/ A ndryshuan qëndrimet e Lëvizjes VetëVendosje së fundmi? Nëse po, pse?

December 20, 2025
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

December 20, 2025
“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

“Videokartolina e darkës së fundvitit”, Rama pret trupin diplomatik: Krenarë për Shqipërinë!

December 20, 2025
“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

“Shumë figura të PD janë konsumuar, t’i hapin rrugë të rinjve”/ Ja si i përgjigjet Berisha qytetarit në Kurbin

December 20, 2025
“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

“Trump, i vetmi që mund të ndalojë luftën me Rusinë”, Zelensky flet mbi negociatat për paqen

December 20, 2025
“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In