• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Bisedime mes SHBA dhe talebanët/ Zëdhënësi i qeverisë në Afganistan: Amerikanët do sjellin ndihma humanitare

by Java News
11/10/2021 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Talebanët njoftuan të dielën se patën dy ditë bisedimesh të mira me Shtetet e Bashkuara në Katar. Ky është takimi i parë i drejtpërdrejtë në nivel të lartë, që kur grupi islamist mori kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes amerikane në fund të gushtit.

“Gjatë takimit pati diskutime të detajuara për të gjitha çështjet e rëndësishme dhe do të bëhen përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet diplomatike”, thuhet në një deklaratë pas takimit të zëdhënësit të talebanëve, Suhail Shaheen.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price konfirmon në një deklaratë të qarkulluar të dielën se bisedimet me talebanët ishin “të drejtpërdrejta dhe profesionale”, duke shtuar se “talebanët do të gjykohen nga veprimet e tyre dhe jo vetëm fjalët”.

Ndër çështjet e tjera që u diskutuan ishin “shqetësimet për sigurinë dhe terrorizmin, për udhëtimin e sigurtë të shtetasve amerikanë, shtetasve të vendeve të tjera dhe të partnerëve tanë afganë, si dhe për të drejtat e njeriut, përfshirë pjesëmarrjen domethënëse të grave dhe vajzave në të gjitha aspektet e shoqërisë afgane”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratën e zotit Price thuhet se Shtetet e Bashkuara dhe talebanët “diskutuan dhënien e asistencës së fuqishme humanitare nga Shtetet e Bashkuara, drejtpërdrejt për popullin afgan”.

Zoti Shaheen, i cili është zëdhënës i talebanëve në Doha dhe shërben si përfaqësues i tyre për OKB-në, tha se “përfaqësuesit amerikanë deklaruan se do t’u japin afganëve ndihmë humanitare, do të ofrojnë logjistikën për organizatat e tjera humanitare që do të shpërndajnë ndihmat”.

Ai shtoi se udhëheqësit talebanë përshëndetën vendimin amerikan dhe premtuan se do të bashkëpunojnë me organizatat e ndihmave për t’u dhënë ndihmp humanitare në mënyrë transparente afganëve që kanë nevojë. Ai tha se ekipi taleban, i udhëhequr nga Ministri i Jashtëm Amir Khan Muttaqi, theksoi se ndihma humanitare “nuk duhet të lidhet me çështjet politike”.

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rreth 1 milion fëmijë në Afganistan janë në rrezik urie, se mbi 18 milionë kanë nevojë për asistencë urgjente humanitare. Thatësira në vazhdim dhe një dimër i ashpër që po afron vetëm se do t’i vështirësojnë gjërat./ Marrë nga VOA

Next Post
Zhdukja e parajsave fiskale/ 136 shtete nënshkruajnë marrëveshjen për taksën globale, pengohet shmangia e taksave dhe fshehja e parave

Zhdukja e parajsave fiskale/ 136 shtete nënshkruajnë marrëveshjen për taksën globale, pengohet shmangia e taksave dhe fshehja e parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

Flamur Noka e përjashtoi nga PD, Burgija: Nuk ka shans askush të më zerojë kontributet

March 25, 2026
2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

2 vite burg për tjetërsim pronash në Himarë, Apeli lë në fuqi vendimin e GJKKO për ish-kryebashkiakun Goro

March 25, 2026
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar, baba i tre fëmijëve

March 25, 2026
U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

U arrestuan në protestën e opozitës, gjykata lë në “detyrim paraqitje” 15 protestuesit

March 25, 2026
Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

Vrasja e biznesmenit Nikulaj/ Prokuroria e Lezhës kërkoi burg përjetë për ekzekutorin portugez

March 25, 2026
Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

Me standarde bashkëkohore, Rama publikon pamjet: Shkollë e re dhe ambiente sportive në Shezë të Peqinit

March 25, 2026
Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

Arrestimi i 4 shqiptarëve, Berisha: Nëse nuk lirohen menjëherë, do protestojmë te ambasada serbe në Tiranë

March 25, 2026
“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

“Destabilizuan Lindjen e Mesme”, kryeministri spanjoll vijon kritikat për SHBA-në dhe Izraelin

March 25, 2026
“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

“Ishulli i Trumpëve”/ Revista italiane risjell në vëmendje Sazanin: Jo gjithçka që shkëlqen është ar

March 25, 2026
Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

Nuk siguroi shumicën në zgjedhje, kryeministrja e Danimarkës jep dorëheqjen

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In