Presidenti amerikan, Barack Obama do të zhvillojë sot një bisedë telefonike me kryeministrin David Cameron, pas vendimit të Londrës për largimin nga BE-ja, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Obama është njoftuar për rezultatin e referendumit britanik dhe do të vazhdojë të jetë i informuar na stafi i tij”, deklaroi Shtëpia e Bardhë.
”Obama do të zhvillojë sot edhe një bisedë telefonike me kryeministrin Cameron”, theksoi ajo.
Obama gjendet në San Francisko për një takim me biznesmenë. (java / r.a)