• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bisedë me dhe për Shqipërinë!

by Altin Ketro
20/01/2019 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Demokracia në Shqipëri hyri mbrapsht, tmerrësisht mbrapsht. Kur thanë: “Rroftë demokracia, rroftë liria”, nuk e dinin që në një liri pa rregulla e pa kufi, horri e teveqeli ngrenë kokën e bëjnëkërdi.

Mes studentëve idealistë që ëndërronin nga thirrjet gufuese: “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, se nga na mbinë ca skutha që ishin të aftë veç për luftë partizane. Që vërtetë i vinin gjoksin pushkës, por ama edhe gjoksin e tyre e bënin gropë më pas që kanatat e dyerve të pushtetit t’u hapeshin katërsh.

U përzjenë me ta edhe disa të ditur. Hëm! Të ditur thënçin, se ashtu na i kishte reklamuar ish-regjimi. Të regjur me lëkurë e me shpirt për 45 vjet me idetë e marksizëm-leninizmit, të brumosur me mësimet e shokut Enver, të organizuar në organizata partie ku demaskohej armiku i klasës, të rekrutuar nga Sigurimi për të marrë më qafë këdo që i ishte vënë syri për likuidim, të formuar se si strategjia “përça e sundo” ka efikasitet në çdo regjim, pra këta kodoshë kollovarë, që ia dinin hilenë lirisë së fituar, morën drejtimin e asaj Shqipërie të mjerë nën petkun e “demokratit të kulluar”.

Oh Shqipëri që mund të ishe bërë Zonjë mbi Zonjat. Një pëllëmbë tokë ke dhe një grusht njerëzish mban në këtë botë të madhe. Që i kishe me shumicë aq të bukur e të pastër, se sot s’i ke më: tokë, male, kodra, dete, pyje, lumenj, liqene, ujë, ajër…

Si të qëlloi ai fat i zi që në atë virgjërinë tënde të bukur, t’i jepeshe e gjitha, me pafajësinë e një vajze të sapodalë në jetë, dhunuesve shtazarakë, të cilët nuk të lanë pjesë të trupit pa ta kafshuar, pa ta djegur, pa ta dërrmuar?

Po pse duhet t’u besoje dhunuesve e vandalëve? Apo sepse duke qenë e burgosur për 45 vjet prej të marrëve, ti e kishe të nevojshme të hallakateshe me të parin që të dilte përpara?

Apo ishe e pamësuar dhe ata shpërdoruan naivitetin tënd të çiltër?

Si ta bënë mendjen çorbë disa kameleonë që vetëm ngjyrën e lëkurës ndryshonin, por përbrenda ishin më të zinj se të zinjtë që thanë se rrëzuan?

Si e lejove të përsëritej në aq pak kohë e njëjta histori që ti mendove se e le pas?

Si nuk e kuptove se mrekullia që po të ofronin “çlirimtarët” e demokracisë ishte e gënjeshtërt?

Dallkaukët që të pushtuan nën kthetra ishin të papërmbajtshëm. Ata nuk e njihnin mëshirën. Të dëshironin të gjithë sipas mënyrës së tyre të vrazhdë. Të shpërfytyruan nga jugu në veri. Ta vranë shpresën, ta vranë të ardhmen. Të mplakën përpara kohe.

T’i shkulën përdhunshëm një nga një gjithfarë stolish kishe në trup. Janë të miat, janë të miat, ulërinin barbarët. Askush nuk të tha se është e jotja. Sepse nuk e kuptonin dot që duke qenë e jotjaështë edhe e tyrja.

Ta punuan prapa shpine, sepse të premtuan botën, po në fakt të dhanë rrotën. Por jo, nuk ishte rrota e qerres që sjell zhvillimin, po e rrumpallës që solli mjerimin.

Duhet të ta kishim ruajtur bukurinë dhe freskinë që mbartje në shpirtin tënd të dëlirë. Por nuk mundëm dot të të shpëtonim prej tyre. As atëherë kur ti klithje dëshpërueshëm mes plumbash e kërkoje ndihmë për trupin tënd të bërë shoshë prej miliona predhash që të hidhnin ngado.

Na verboi liria pa kufi dhe lakmia e madhe për pasuri; na u ndjell zilia ndaj tjetrit dhe na humbi dhembshuria ndaj fatkeqit; na u vlerësua padituria si virtyt dhe u lartësua mediokriteti që na zuri sytë; na mungoi modestia se na dukej pa vlerë dhe të vlerë u quajtën ato qenie pa karakter; na u desh të paaftin ta ngrinim në piedestal dhe intelektualin u çuam të pastronte baltërat në moçal; na u rrit epshi i papërmbajtur dhe humbëm busullën për të qenë mendje hapur; na u zhvlerësua ndjenja njerëzore dhe na u ringjallën instinktet kafshërore; bukëshkalit dhe rrugaçit i dhamë krah, të ndershmin e shihnim në sy dhe e konsideronim budalla; mashtruesit dallaveren ia quanim shkathtësi, të çiltrit sinqeritetin ia merrnim për dobësi; nuk dinim më se ç’ishte dashuria dhe lejuam të na hyjë sherri nëpër shtëpia; na u shtua uni se kushedi çfarë ishim, ku ndërkohë ndërgjegjen përtokë e kishim.

Nuk t’u treguam mirënjohës që na linde në këtë vend të bekuar, por që s’lamë rast pa të nëmur sikur të ishe vend i shkretuar. Sepse s’të kuptuam që je një tokë pjellore, por të trajtuam gjithherë si tokë kënetore. Makutëria për të të rrjepur në garë për të qenë i pari, ua mori mendjen të gjorëve vdekatarë që veç një gur mbi kokë do kenë tek varri.

Eh, ti me shpirtmadhësinë tënde, mbase na i ke falur mëkatet dhe e vuan përbrenda brengën që ke se ndoshta s’do mund të bëhesh dot ashtu siç të takon të jesh. Por, edhe kështu siç të kemi bërë, do të pranojmë ashtu siç je: thjesht, Shqipëri!

a.c

Next Post
Si do bëhet rikonstruksioni i 9 konvikteve në Qytetin Studenti

Si do bëhet rikonstruksioni i 9 konvikteve në Qytetin Studenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

FOTOLAJM / Protesta për ujin në Vlorë, qytetarët godasin me vezë godinën e Bashkisë dhe Policinë

December 29, 2025
Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

Rama mesazh Kurtit: Ky mandat të kthehet në sukses për Kosovën dhe vëllazëri mes nesh

December 29, 2025
Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

Shpërthim i fuqishëm në Shkodër, vdes 55-vjeçari! Dyshime për tritol dhe…

December 29, 2025
“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

“Humbje e kujtesës dhe dëmtime të përjetshme të trurit”, mjeku tregon pasojat e fruthit

December 29, 2025
Intervista/ Zef Mazi: Procesi i integrimit në BE është si një ngjitës për Ballkanin Perëndimor

Muri i Brukselit: dështimi i konfiskimit dhe kriza e vlerave

December 29, 2025
VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

VIDEO / “Duam ujë, duam ujë”, disa qytetarë në protestë para Bashkisë Vlorë, të tjerë iu drejtohen burimeve

December 29, 2025
Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

Nga 30 dhjetori ndryshon vendndodhja e disa zyrave të aplikimit të IdentiTek në Tiranë

December 29, 2025
Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

Nga pasaporta tek skanimi i syrit, hyrja në SHBA plotësisht e kontrolluar

December 29, 2025
Kur brilanti vdes i uritur

Kur brilanti vdes i uritur

December 29, 2025
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Media izraelite: Në vend të Budapestit, zgjidhni Tiranën!

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com