• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bisedat e të dashurës në facebook me autorin dhe dyshimet për tradhti, si nisi konflikti mes të rinjve

by A R
07/03/2017 09:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë të rinj u përfshinë në një konflikt të ashpër fizik që kaloi edhe në përdorimin e thikave, duke shkaktuar dy të plagosur. Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 14:20, në rrugën “Murat Toptani”, vetëm pak hapa larg Ministrisë së Brendshme, në Tiranë.

“Molla” e sherrit dyshohet se ka qenë një femër, e dashura e njërit prej të plagosurve, raporton “Panorama”.

Policia e Tiranës tha dje se nga goditjet me thika janë plagosur rëndë dy 24-vjeçarët me iniciale A.S. dhe E.E., të cilët janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa ka identifikuar dy autorët e dyshuar të plagosjes, shtetasit me iniciale E.N. dhe D.D. Shërbimet e Komisariatit nr.1 kanë shoqëruar 3 personat e tjerë që u përfshinë në këtë konflikt dhe kanë transportuar për në spital dy të plagosurit.

Por dy autorët kishin arritur të largoheshin nga vendngjarja, para se aty të mbërrinin patrullat e Policisë.

SHKAKU 

Motivi i ngjarjes është sqaruar fillimisht nga 3 të shoqëruarit, më pas edhe nga vetë të plagosurit.

Ata kanë sqaruar se sherri fillimisht ka nisur në rrjetin social “Facebook”, me fyerje e kërcënime, për shkak se njëri nga autorët komunikonte aty me të dashurën e njërit prej të plagosurve.

Sherri mes të rinjve është konstatuar fillimisht nga polici roje i Ministrisë së Brendshme, i cili ka nxituar fillimisht që t’i ndajë vetë të rinjtë. Por duke qenë se ishin 7 persona që po godisnin njëritjetrin, polici ka lajmëruar shërbimet e Komisariatit nr.1, pasi nuk ka mundur t’i ndalojë i vetëm.

Megjithatë, ai ka arritur që të mos i lejojë të largohen 3 prej personave të përfshirë në konflikt, por dy autorët kanë arritur të largohen.

Burime nga Policia thanë se dy të plagosurit, shokë me njëri-tjetrin, kishin lënë të takoheshin me njërin nga autorët, për t’u sqaruar rreth një sherri të nisur në “Facebook”.

Debati në rrjetin social kishte nisur në momentin kur 24-vjeçari kishte zbuluar se autori fliste në “Facebook” me të dashurën e tij dhe dyshonte se ajo e tradhtonte me të.

Por autori nuk kishte shkuar i vetëm në takim. Me të ishin edhe 4 shokët e tij dhe sapo janë përballur në rrugë, ka nisur përplasja fizike. Policia tha se dy autorët janë larguar bashkë me armët, që dyshohet se janë dy thika që ata kanë përdorur për ngjarjen./a.m.

Next Post
Vdes 3-vjeçarja në spitalin e Beratit, nëna akuza mjekëve

Infermierët, gati regjistrimet për provimin e licencës, publikohen datat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Presidenti Begaj i uron shqiptarëve Ditën e Verës: Sjelltë kjo festë e bukur e traditës gëzim dhe begati

March 14, 2026
SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

SHBA godet Ishullin Kharg të Iranit, Trump: Kemi eliminuar çdo objektiv ushtarak

March 14, 2026
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash në mesditë dhe pasdite

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

March 14, 2026
Nga koncertet me muzikë tek lojërat sportive, lista me 100 aktivitete në Tiranë për Ditën e Verës

Sot Dita e Verës, rrugët ku do të ketë kufizim të qarkullimit në Tiranë

March 14, 2026
GALERI / Tirana për “Ditën e Verës”, aktivitetet festive “pushtuan” rrugët

Sot festohet Dita e Verës, historia dhe traditat e kësaj feste

March 14, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In