• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Biseda e tensionuar Rama-Meta e përfunduar me buzëqeshje…Përplasjet dhe dakordësitë!

by A R
03/04/2017 16:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga marrëveshja e 1 prillit 4 vjet më parë tek darka e 2 prillit të së dielës në qeverisjen Rama-Meta nuk kanë shkuar mirë shumë gjëra dhe përplasjet janë shtuar veçanërisht gjatë vitit të fundit të qeverisjes.

Por darka e gjatë e së dielës duket se ia ka dalë të sheshojë të gjitha pakënaqësitë mes dy udhëheqësve të koalicionit, që mund të vinin në dyshim të ardhmen mes tyre.

Takimi prej 4 orësh nuk ka qenë kokë më kokë dhe burime të mirinformuara bëjnë të ditur për Top Channel se gjatë darkës palët janë dakordësuar për rifreskimin e marrëveshjes për një mandat të dytë qeverisës.

4 orët e bisedës nuk kanë qenë të lehta, sepse darka duket se ka reflektuar mosmarrëveshjet dhe konfliktet e 4 viteve të qeverisjes, për të cilat Rama dhe Meta mësohet se kanë patur shumë për t’i thënë njëri-tjetrit.

Kjo pjesë ka zënë pothuajse gjysmën e bisedës së tensionuar mes Metës dhe Ramës, që shoqëroheshin i pari si gjithmonë nga Petrit Vasili, ndërsa i dyti nga Erion Veliaj, që për herë të parë shfaqet publikisht si njeriu që ka ndihmuar ruajtjen e marrëdhënies edhe në kohë të vështira mes palëve, që ka lehtësuar komunikimin mes Ramës e Metës dhe, mesa duket për shkak të marrëdhënies shumë të mirë edhe me kreun e Kuvendit do të jetë një garanci e re e funksionimit të marrëveshjes së re mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ndoshta jo pa qëllim, edhe takimi mbrëmjen e së dielës u zhvillua pranë Pazarit të Ri, simbolit më të freskët të punës së Erion Veliajt si kryetar bashkie. Një detyrë që nuk do ta kryente dot pa votat dhe bashkëpunimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Marrëveshja e re mes Ramës dhe Metës për të cilën flasin burimet e Top Channel erdhi pak orë pasi në Asamblenë e Partisë Socialiste ishte duartrokitur fort opsioni i fitores së PS pa LSI.

Paradoksalisht, dy personat që ushqyen konfliktin mes palëve dy javët e fundit, Saimir Tahiri dhe Luan Rama, nuk janë përshtatur ende me klimën e re.

“Bashkë me shqiptarët do të fitojmë pa diskutim, edhe vetëm do fitojmë. Me të gjithë përballë PS do të fitojë”, deklaroi pak ditë më parë Tahiri.

“Cila marrëveshje? Kush ju tha që ka një marrëveshje? Keni qenë prezent në darkën e djeshme?”, tha këtë të hënë Rama.

Megjithatë, Top Channel mësoi se në darkën e marrëveshjes Edi Rama dhe Ilir Meta kanë rënë dakord të përjashtojnë qeverine teknike si mundësi konsensusi me opozitën, por është lënë hapur mundësia e një reforme të plotë zgjedhore, e cila mund të kërkojë kohë përtej afatit të zgjedhjeve.

Next Post
Plot 260 turq me pasaporta diplomatike aplikojnë për azil në Gjermani pas puçit

Plot 260 turq me pasaporta diplomatike aplikojnë për azil në Gjermani pas puçit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

Militantët braktisin Berishën në “Foltoren” e sotme para Kryeministrisë, Çupi: Ja pse Saliu po kërkon rrëmujë

December 29, 2025
“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

“Kurti bën lojëra me patriotizëm”, Enver Robelli: Problemet nuk zgjidhen duke iu drejtuar muskujt serbëve në Veri

December 29, 2025
Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

Greqia, Izraeli dhe Qipro thellojnë bashkëpunimin në siguri, planifikojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në Mesdhe

December 29, 2025
Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

Riparimi i defektit me materialet e ardhura nga Turqia/ Ministri Vengu në Vlorë: Ka nisur furnizimi me ujë në disa lagje

December 29, 2025
Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

Diplomati ngre alarmin: NATO po shkërmoqet, do mbetemi pa çati mbi kokë! Në Europë do ketë struktura sigurie

December 29, 2025
Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

Shoqata e pasurive të paluajtshme thirrje Presidentit Begaj: Dekretoni sa më parë rivlerësimin e pronave

December 29, 2025
“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

“Shembull i funksionimit të demokracisë në rritje”, Ilir Meta përshëndet zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

December 29, 2025
“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

“Rotacioni politik i domosdoshëm”, Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

December 29, 2025
“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

“Krushqit nuk erdhën fare, vetëm hyzmeqarët ishin”, Taulant Balla ironizon protestën e opozitës

December 29, 2025
Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

Ku gabuan Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com