• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

BIRN: Prokuroria kërkon 32 vjet burg për tre të pandehur për kokainën në kontejnerët me banane

by Java News
20/11/2019 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pretenca e prokurorit Edvin Kondili thotë se Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal për të sjellë mbi 600 kilogramë kokainë nga Kolumbia. Çekaj u deklarua i pafajshëm duke thënë se ishte një tregtar bananesh dhe nuk kishte dijeni për drogën. Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënime në masën 9 deri në 14 vjet burg për tre të pandehur për sasinë e stërmadhe të kokainës të kapur në Portin e Durrësit më 27 shkurt 2018 duke u mbështetur në prova rrethanore për të argumentuar lidhjen e të pandehurve me drogën ndërkohë që të pandehurit kërkojnë pafajësi.

Prokuroria lexoi pretencën në seancën e datës 11 nëntor 2019, në të cilën përshkruhet se si një kontroll rastësor me skaner në Portin e Durrësit dalloi një anomali në një kontenier bananesh ndërsa një shpim me trapano bëri që nga vripa të dalë një “një materjal i bardhë, i cili për nga ngjyra, era dhe karakteristikat ngjasonte me lëndën narkotike kokainë”.

Ngjarja që tronditi Shqipërinë në fillim të vitit 2018 solli konfiskimin e 613 kilogramëve kokainë, e cila ishte e ndarë në 528 pako, një pjesë e të cilave kishin mbishkrime të llojit: “KE”, “020”, “CR77”, “Toni Montana”, “Molle 3”, “777” etj.

Analiza laboratorike tregoi se pastërtia varionte nga 77 deri në 88%, gjë që sugjeton drogë të cilësisë më të lartë të mundshme.

Ekzistenca e shënimeve të tilla mbi drogën e kapur sugjeron për porositjen e saj nga një numër i madh organizatash kriminale që funksionojnë në sistem sindikate krimi. Sasia e kokainës së kapur ishte më e larta e regjistruar ndonjëherë në Shqipëri ndërsa policia deklaroi se vlera e saj tregtare në masën 180 milionë euro, një shifër e stërmadhe për një vend ku produkti i brendshëm bruto vjetor është afërsisht 11 miliardë euro.

Ndërsa policia shqiptare u lavdërua për suksesin, pikëpyetje u ngritën mbi faktin se pse operacioni u ndërpre në mjediset e kompanisë Arbri Garden dhe nuk u gjurmua më tutje droga për të gjetur porositësit e saj ndërsa sasia e madhe vuri në pah shkallën e sofistikimit të krimit të organizuar shqiptar, si dhe fuqinë e tij financiare pasi blerja e një sasie të tillë droge kërkon investim paraprak prej miliona eurosh. Sipas prokurorisë, dyshohet se lënda narkotike është vendosur në fundin e modikuar të konteinerit në Kolumbi kur konteineri i tipit frigorifer ishte dërguar për riparime.

Prokuroria konsideron Arbër Çekajn, 39 vjeç, pronarin e kompanisë së importit të bananeve si “personi përgjegjës që ka marrë pjesë në organizimin e infrastrukturës për porositjen, nisjen, transportimin dhe mbërritjen e lëndës narkotike”. Dy persona të tjerë, Donaldo Lushaj, 26 vjeç, punëtor te kompania e Çekajt si dhe Armando Pezaku, shofer në kompaninë e transportit Pelikani, si përgjegjës për ngarkesën. Prokurori thotë se fakti që Çekaj iku drejt Gjermanisë dy ditë para kapjes së lëndës narkotike si dhe fakti që biletën e avionit e kishte prerë vetëm vajtje, tregojnë dijeninë dhe përgjegjësinë e tij për drogën.

Prokuroria thotë se mes tij dhe të pandehurit tjetër, Donaldo Lushaj, e kryer në Whatsapp mbi ngarkesën në fjalë si prova të përgjegjësisë. Lushaj, i cili ka punuar me Çekajn prej disa vitesh, konsiderohet bashkëpunëtor për shkak se në kompaninë Arbri Garden njihej si drejtues dhe se ai ka udhëtuar disa herë jashtë vendit bashkë me Çekajn. Shoferi Armando Pezaku argumentohet se ka njohje të mëparshme me Donaldo Lushajn pavarësisht se ky i fundit mohon. Arbër Çekaj, personi i akuzuar si organizatori i trakut, publikoi një deklaratë për median të Mërkurën, në të cilën përsëriti deklaratën se është i pafajshëm dhe se është akuzuar pa prova nga prokuroria për përgjegjësinë për këtë sasi droge.

“Po ju parashtroj disa fakte të patjetërsueshme, që në këto momente dihen nga të gjithë, pse unë nuk kam besim tek kjo prokurori e që faktojnë një komplot të bërë ndaj meje nga policia e prokuroria për të bërë shoë mediatik që gjoja po punon fort por faktikisht me këtë komplot ka fshehur trakantët e vërtet,” shkruhet në deklaratë.

Sipas Çekajt, policia e ndërpreu operacionin para kohe për të mos lejuar gjetjen e porositësve të vërtetë të drogës.

“Pasi punonjësit e mi shkarkuan arkat me banane, në prani të policisë e prokurorisë, këta të fundit nuk duhet ta kishin kontenierin në pronën time, por duhet ta linin të largohej sepse as kamioni as kontenieri as droga nuk janë të mitë. Por prokuroria vendosi hapjen me dhunë të kontenierit të CMA-CGM-së në pronën time me ndihmën e zjarrfikësve. Kjo gjë u bë që më pas të thoshin që drogën e kam porositur unë e të ma linin mua në derë e për të gënjyer edhe Italianët që gjoja i kapëm “trakantët””, vijon më tej deklarata.

Çekaj u arrestua në Gjermani në maj 2018, afro dy muaj pasi ishte shpallur në kërkim. Ai u ekstradua në Shqipëri pasi humbi betejën për të shmangur ekstradimin në gjykatat gjermane. Avokatët e tij pritet të shpallin konkluzionet e tyre më 5 dhjetor, ora 12, pas të cilës gjykata do të shpallë vendimin.(BIRN)

Next Post
“Kushtetuesja”/ Dvorani: Radha për dërgimin e listave është respektuar. S’kam bërë kurrë jetë politike

“Kushtetuesja”/ Dvorani: Radha për dërgimin e listave është respektuar. S’kam bërë kurrë jetë politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In