• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BIRN: Meta po paguan lobistë për të siguruar një ftesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump

by S M
12/01/2017 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëveshja e nënshkruar mes LSI dhe McKeon Group, një kopje e së cilës disponohet nga BIRN, tregon se Meta dhe LSI do t’i paguajnë 15 mijë USD në muaj kompanisë amerikane për një periudhë 6 mujore. [Kliko këtu për dokumentin]

Përveç tarifës mujore, LSI do të jetë përgjegjëse për të paguar dhe shpenzimet që do të ketë firma gjatë angazhimit në emër të klientit.

Qëllimi i specifikuar i kontratës së lobimit është sigurimi i ftesës për liderët e LSI-së në inaugurimin e presidentit të ri të SHBA-së,  Donald Trump më 20 janar 2017 dhe sigurimi i takimeve me liderë politikë gjatë vizitës për inaugurimin e presidentit.

Pas 20 janarit, sipas kontratës kompania amerikane pritet të punojë për krijimin e një “marrëdhënieje të mirë dhe speciale” midis LSI-së dhe administratës së re të Donald Trump dhe Kongresit.

McKeon Group është një kompani lobimi me qendër në Uashingtn D.C, e udhëhequr nga ish kongresmeni i Partisë Republikane Howard P. “Buck” McKeon.

Angazhimi i McKeon Group nuk përbën herën e parë që Lëvizja Socialiste për Integrim punëson një kompani lobimi në Uashington.

Gjatë vitit 2016, LSI ka angazhuar në Ushington kompaninë e lobimit Global Security and Innovative Strategies, GSIS, duke siguruar takime të nivelit të lartë me zyrtarë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit.

Të dhënat e siguruara nga BIRN në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, tregojnë që vetëm gjatë 6 mujorit të parë të 2016-ës, Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 123, 761 USD në favor GSIS.

Pagesat e majme për lobuesin amerikan kanë bërë që zëri i llogaritur për konsulenca dhe sondazhe në projektbuxhetin e vitit 2016 të Lëvizjes Socialiste për Integrim të trefishohet, nga 5 milionë lekë në 15 milionë lekë, duke zënë 26.1 % të shpenzimeve të deklaruara të partisë.

Besart Likmeta/ Birn

Next Post
Intervista e rrallë e Ismail Qemalit: Shqiptarët nuk i dorëzojnë armët, megjithatë ata nuk duan ndarjen nga Turqia…

Intervista e rrallë e Ismail Qemalit: Shqiptarët nuk i dorëzojnë armët, megjithatë ata nuk duan ndarjen nga Turqia...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In