• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bir i dy Shqipërive…”, Sokol Baraj vjen në film

by Ardit Rada
25/09/2021 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada

Pak ditë më parë u shfaq premiera e filmit të ri dokumentar “Bir i dy Shqipërive” i regjisorit të njohur Ylli Pepo. Në qendër është historia e kombit në këta 30 vjet të trazuar, treguar bukur nëpërmjet jetës të një protagonisti absolut të saj, Sokol Baraj.

Sokol Baraj, një nga personazhet e njohur të kësaj kohe të trazuar, është shembull i rrallë i përkushtimit total ndaj atdhetarisë, zbatimit të ligjit dhe dashurisë për të mirën, të ndershmen dhe të vërtetën.

​Më shumë se një portret për të, skicuar pak kohë pas ikjes së tij, ky është një film ku rrinë bashkë trimëria me besnikërinë, dashuria me besimin, njerëzorja me detyrën… e vërteta dhe zhgënjimi.

​Një nga njohësit më të shkëlqyer të punës në polici, Baraj ishte njeri i heshtur, një kasafortë, që mbyllte shumë e shumë të pathëna, të vërteta të vjetra dhe të reja që nga lufta me krimin e deri në kontributin ende “misterioz” që Shqipëria dhe shqiptarët kanë dhënë gjatë krizës së Kosovës.

Falë detyrave të tij, Sokol Baraj jo vetëm kishte dijeni për ngjarjet më të bujshme në vend, por në shumë prej tyre ai ka pasur edhe një rol spektakolar të dorës së parë.

Ai thoshte: …“ Shoqëria jonë ka shumë halle dhe të vërtetat për maskarenjtë, si për ata qe ndodhen në qeli, edhe për ata që janë në podiumet e politikës, nuk mund të japin më shumë se zhgënjimet e rradhës. Megjithatë, një ditë, kurdo qoftë ajo, të vërtetat që nuk mund të varrosen do t’u japin atyre atë dritëhije që i zhvendos larg gënjeshtrës që kanë ndërtuar për veten”…

Në film trajtohen dëshmitë interesante të Neritan Cekës, Fatmir Toçit, Sokol Pogës, Agim Fagut, Mirush Kabashit, Piro Çakos, Sabit Brokajt, Erion Braçes, Petro Koçit, Fatos Klosit, Bashkim Finos, Hil Lushakut, Ismail Lleshit, Ndre Legisit, Lorenc Vangjelit, Kujtim Jahos, e Niko Faber por edhe të personaliteteve të Kosovës si Hasim Thaçi, Kadri Veseli, Milaim Zeka, si edhe të të afërmve e familjarëve, vëllait Besnik Baraj, bashkëshortes Lindita e dy djemve Enkel dhe Rene.

Filmi është i një cilësie të lartë artistike të një kamere të gjallë e dinamike, që Drejtori i fotografisë Xhemal Reçi, me përvojë e bagazh të shumtë filmash ka ditur të sjellë pamje mbresëlenëse dhe emocione të gjalla nëpërmjet portreteve dhe zhbirimit të tyre me kujdes dhe art.

Ai është njëkohësisht edhe producenti i filmit bashkë me Lorina Pepon, producente ekzekutive e shumë filmave të tjerë, artistikë, televizivë dhe dokumentarë.

Vlera të shtuara i dha filmit montazhi dhe postproduksioni i Gjergji Panos, sot padyshim, mjeshtri më i dalluar në këtë fushë. Ai kupton mirë dhe di të “presë” aty ku duhet, duke i dhënë ritëm te brendshëm filmit, pa asnjë teprim dhe zgjatje të panevojshme.

Si njohës i mirë i gazetarise së ditëve tona, Pepo ka zgjedhur për tekstin e filmit mbështetjen nga një penë tepër e njohur dhe autoritare siç është Lorenc Vangjeli, si edhe Hil Lushakun, një specialist i dalluar i fushës, autor librash mbi policinë.

Ndërsa aktori i njohur Sokol Angjeli, me talentin e tij diti të bëjë rrëfimtarin e filmit me shumë emocion e dashuri. Si gjithnjë, shkëlqeu edhe Bujar Asqeriu në interpretimin e ndjerë të vargjeve plot dhimbje të mjeshtrit Arben Duka.

Të gjithë elementët e këtij filmi që le mbresa dhe ngjeth, vijnë bashkë nën regjinë e artistit të madh Ylli Pepo, mjeshtrit të madh që edhe njëherë si përherë vizaton në ekran si pakkush.

Next Post
Balluku takon Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë: Projekte të reja të përbashkëta

Balluku takon Sekretaren e Departamentit Amerikan të Energjisë: Projekte të reja të përbashkëta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

AKU bllokon 4 ton produkte bimore në Tiranë, vendosen edhe gjoba

April 4, 2026
Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

Bie nga kati i 8 i pallatit teksa luante me shokët, humb jetën 12-vjeçari shqiptar

April 4, 2026
Cili është teksti zyrtar për seancën e Veliaj? Ai i SPAK, Gjykatës apo i avokatëve të Veliaj

Çfarë tregon qëndrimi i Presidencës në çështjen “Veliaj vs Dado”?

April 4, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Vjosa Osmanit i përfundon mandati, sot i dorëzon zyrtarisht detyrën Albulena Haxhiut

April 4, 2026
Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

Pentagoni: 13 ushtarë të vrarë dhe 365 të plagosur që nga nisja e sulmeve ndaj Iranit

April 4, 2026
Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

Fluturime dhe anulime, sa karburant për avionë kanë vendet? Skenari ekstrem i racionimit

April 4, 2026
VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

VIDEO / Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa të reja zhvillimit urban

April 4, 2026
Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In