Bino: Vaksina anti-COVID s’është e detyrueshme, mos besoni teoritë konspirative me çip

Vaksina anti-COVID nuk do të jetë detyrueshme. Do të jetë vetë qytetari që do e bëjë këtë zgjedhje. Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino në një lidhje për Report Tv ka deklaruar se përpara se qytetarët të bëjnë zgjedhjen, duhet të informohen mirë, theksa hodhi poshtë të gjitha teoritë konspirative që kanë qarkulluar lidhur me vaksinat. “Vaksina nuk është e detyrueshme, bazohet në informim dhe dua t’i informojmë që të mos çoroditen nga diskutime pa baza , që nuk kanë lidhje me cip apo deformime të ADN-së. Është një teknologji e re që ka ndihmuar që të prodhohen Moderna dhe Pfizer e cila është teknologji e njohur prej kohësh, kanë marrë leje të emergjencës dhe duhet para sa imunitet do të krijojnë në kohën e ardhshme, por janë efektive”, tha Bino.

Po në çfarë faze është Shqipëria sa i përket vaksinës? Bino tha se po bëhen të gjitha përpjekjet për marrjen e saj brenda një kohe sa më të shpejtë, teksa janë evidentuar grupet që do vaksinohen, të gjitha me shifra. “Ka disa plane në sigurimin e saj dhe po bëhen të gjitha përpjekjet maksimale, me COVAX, me vendet e BE, me kompanitë, nuk jemi mbrapa, përkundrazi kemi prioritizuar grupet që do vaksionohen, kemi shifra të sakta të ndara, kemi evidentuar pajisjet e zinxhirit të ftohtë sipas të gjitha skenareve. Këto janë të gjitha përpjekjet siç po bën çdo vend në botë. Kemi një sistem që është i përgatitur, vaksina është e rëndësishme, por nuk do ta zhduk COVID, do jetë e rëndësishme për të ulur sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë, por nuk mund të ndalë epideminë për momentin, se që të mund duhet të vaksinohet e gjithë popullata”, shtoi ai.

Edhe për natën e ndërrimit të viteve, ora policore do të jetë në fuqi! Këshilla është që këto festa, të gjithë t’i festojnë pranë rrethit të ngushtë familjar. Sa i përket një karantine të dytë, Bino shtoi se do të vlerësohet hap pas hapi. “Do të vlerësohen të gjitha shifrat, ditë pas dite. Besoj se po, do jetë në fuqi karantina dhe pas orës 22:00. Mbledhjet do të sillnin numrin e rasteve dhe vd ekj eve. Do rekomandoja që gjithsecili ta bëjë Vitin e Ri në shtëpi me familjarët e tij. Megjithatë këto janë masa që nuk varen nga unë, unë do rekomandoja që njerëzit të izolohen, ta parandalojnë futjen e virusit në komunitetet e tyre, faktet tregojnë për sëmundshmëri të lartë dhe rritje të numrit të të vd eku rve”, tha ajo.

Bino ka pranuar se maska nuk po mbahet siç duhet nga qytetarët, si edhe ka pasur vonesa në testime për shkak të një problemi në një pajisje, por kjo nuk ka zgjatur më shumë se 1 javë. “Numri i rasteve është i lartë, gjatë javës që shkoi kishim një tendencë për ulje të rasteve, që kjo ndoshta lidhje me masat e marra, e cila na lejon që të mos ketë një rritje drastike të rasteve. Vdekshmëria është rritur, mbajtja e maskës është një masë shumë efektive, por që fatkeqësisht nuk respektohet. Maska në vendin tonë mbahet në grykë, me të vërtetë duke e pasur maskën nuk gjobitesh, por ti nuk mbrohesh. Rezultatet tregojnë se ti mbron veten, por edhe të tjerët. Izolimi, bllokimi dhe mbajtja e maskës janë shumë të rëndësishëm, janë element që frenojnë rritjen e infeksionit. Ka pasur vonesa deri në një javë për shkak të një problemi që kemi pasur në lidhje me aparaturat dhe kjo ka qenë arsyeja e cila ka vonuar përgjigje, por s’ka ndikuar te hetimi epidemiologjik”, tha Bino.

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë e ka kaluar vetë COVID dhe tregoi se rikuperimi është i ngadaltë, pasi lë pasoja. ” Unë jam më mirë, por COVID-i lë pasoja, lë këputje, mund të lë dhimbje muskulare për një kohë të gjatë, dobësi trupore dhe ti e merr veten gradualisht. Është një virus i ri dhe do të shikojmë pasojat që lë pas”, përfundoi Bino në Report Tv.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com