• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Binjakë gjysmëidentikë që trondisin themelet e shkencës

by Java News
28/02/2019 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mjekët kanë dokumentuar rastin e dytë të njohur në botë të binjakëve gjysmëidentikë. Djali dhe vajza, që tani janë 4 vjeç, nga Brisbane në Australi, janë identikë nga ana e së ëmës. Por, ata ndajnë vetëm një pjesë të ADN-së së të atit, gjë që i vendos ata gjenetikisht diku mes binjakëve identikë dhe atyre jo identikë.

Ekspertët thonë se fenomeni është jashtëzakonisht i rrallë, pasi embrione të tilla nuk mbijetojnë. Nëna ishte 28 vjeç në kohën kur kishte mbetur shtatzënë. Ekoja me ultratinguj në javën e 6 të shtatzënisë kishte treguar një placentë të vetme dhe pozicionim të hapësirave amniotike, që tregonin se ajo priste binjakë identikë.

Por, një tjetër eko në javën e 14 tregoi se binjakët ishin mashkull dhe femër, gjë që nuk është e mundur për binjakët identikë, që lindin kur një vezë e vetme, e fertilizuar nga një spermatozoid, ndahet dhe krijon dy bebe që janë të të njëjtit seks dhe ndajnë të njëjtat gjene.

Binjakë joidentikë kemi atëherë kur dy vezë të ndara fertilizohen, secila nga një spermatozoid i ndryshëm dhe zhvillohen në të njëjtën kohë. Këta të fundit mund të kenë sekse të ndryshme dhe nuk kanë shumë ngjashmëri, pavarësisht se kanë lindur bashkë.

Në rastin e binjakëve gjysmëidentikë, veza mendohet të jetë fertilizuar në të njëjtën kohë nga dy spermatozoidë, para se të ndahej. Nëse një vezë fertilizohet nga dy spermatozoidë, atëherë kemi 3 kromozome dhe jo dy, siç ndodh normalisht, një nga nëna dhe dy nga babai. E sipas kërkuesve, 3 kromozomet zakonisht nuk përputhen me jetën dhe embrionet nuk mbijetojnë./a.meta

 

Next Post
Mediu, socialistëve: Rama po ju përdor, votoni kokëulur çdo gjë!

Djegia e mandateve, ndërpriten rrogat për stafin e grupit parlamentar të Mediut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

Miratohen amendimet në ligjet e reformës në drejtësi! Kryetarët ekzistues të gjykatave, në detyrë deri në 2028

January 20, 2026
“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

“Serbia të heqë dorë nga çdo ëndërr për kthim në Kosovë”, Kurti në Davos flet për sigurinë: Asnjë hap pas!

January 20, 2026
“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

“Nuk kemi njoftim nga Prokuroria”, KLGJ reagon mbi hetimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

January 20, 2026
Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

Shkon në 42 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Spanjë, një tjetër trup i pajetë gjendet nën rrënoja

January 20, 2026
Kush është ‘agjenti’ i Berishës brenda SPAK?/ Meçe: Mori pjesë në grupin e hetimit të 21 janarit dhe…

Fati i Irena Gjokës/ “Shteti grek në funksion të Berishës”, Meçe: Dokumenti i prodhuar! Nuk ka prova konkrete

January 20, 2026
“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

“E urreja Venezuelën, por tani e dua”, Trump: Kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër për të përfunduar luftërat

January 20, 2026
Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

Gripi vdekjeprurës, pse këtë vit është kaq i rëndë?

January 20, 2026
“Rikthim në skenën e krimit”/ Berisha sot në SPAK, Çupi: Sa më shumë lufton drejtësinë, më shumë fajtor bëhet

“Drejtësia e inkriminuar”/ Fati i Irena Gjokës, Çupi: Dosja ndaj Berishës, Metës dhe Belerit s’do jetë nul! Ja pse

January 20, 2026
“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

“Të ketë marrëveshje BE-SHBA mbi sigurinë në Arktik”/ Presidenti i Lituanisë: T’i jepet fund tensioneve për Groenlandën

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In